Instagramming

U kritikua se nuk e do vërtet Loredanën: Reagon Jozi

Shkruar nga Anabel

12 Shkurt 2025

U kritikua se nuk e do vërtet Loredanën: Reagon Jozi

Gjatë shfaqjes së djeshme të “Big Brother VIP Albania 4”, produksioni i tregoi një klip Loredanës ku Jozi, pas daljes nga shtëpia, tregonte hapur mbështetjen e tij për Valbonën, duke mos përmendur në asnjë moment të dashurën e tij, Loredanën.

Në dalje të tjera publike, vihej re fakti që Jozi kishte hequr unazën e martesës që bëri brenda me Loredanën dhe për më tepër, i pyetur nga Ledioni se kush dëshironte të fitonte gjithë lojën, ai tha hapur: “Danja”.

Për këto fakte, me të drejtë, Loredana që pa klipin u mërzit tej mase dhe u duk se kishte ndarë mendjen të hiqte dorë edhe ajo prej Jozit.

Megjithatë, vlen të përmendet se në klip mungonin pjesët kur Jozi u shpreh se unazën kishte harruar ta vendoste pas dushit, apo pjesa kur u shpreh se Loredanën e donte dhe e priste jashtë shtëpisë.

Për këtë, edhe komentuesit në rrjetet sociale që janë shfaqur mosbesues ndaj lidhjes së këtij çifti, kritikuan produksionin për klipin e përgatitur, i cili mund të dilte lehtësisht jashtë kontekstit.

Ditën e sotme, ka ardhur një reagim nga Jozi në rrjetet e tij sociale, ku nën foton e Loredanës ai shkruan:

“Zoti e di që dashuria ime për ty është e vërtetë dhe e pastër. Të lutem, qëndro ashtu siç je dhe mos u bëj pre e atyre që duan të na ndajnë apo të krijojnë situata të këqija.”

Kështu, Jozi i drejton këtë mesazh Loredanës që qartësisht nuk është në gjendje ta shohë, duke nënkuptuar se po i mbushin mendjen asaj të heqë dorë nga çdo pritshmëri për lidhjen mes tyre.

Ne që jemi jashtë dhe e shohim se mosbesuesja e vetme e kësaj dashurie tashmë mbetet Loredana, s’na mbetet gjë tjetër veçse t’i besojmë asaj që vetëm Jozi dhe Zoti dinë; kjo, derisa të paktën Loredana të lërë shtëpinë e “Big Brother”.

Artikuj të sugjeruar: