Astro Fun

Shenjat e horoskopit që mezi po presin t’i shtrohen punës natën e Shën Valentinit ;)

Shkruar nga Anabel

12 Shkurt 2025

Shenjat e horoskopit që mezi po presin t’i shtrohen punës

Sado që është e pritshme që nata e Shën Valentinit të jetë më e ethshme se zakonisht në këto ditë të ftohta shkurti, ka 4 shenja të horoskopit që janë pak më entuziaste se të tjerat për të krijuar një natë të paharrueshme.

Ja cilat janë ato shenja, renditur sipas rritjes së entuziazmit për natën më romatike të vitit:

Virgjëresha

Njerëzit e shenjës së Virgjëreshës janë shumë të hapur seksualisht. Ata mund të flasin pis, pasi thuhet se kjo është një nga strategjitë e tyre të paralojës dhe shpesh quhen "mbretër/mbretëresha të dhomës së gjumit" nga disa njerëz. Si ngaherë, edhe këtë Shën Valentin, Virgjëresha ka përgatitur një listë të mirëplanifikuar të kënaqësive që dëshiron të marrë dhe japë atë natë.

Peshqit

Kjo shenjë e horoskopit mund të të transportojë në një botë tjetër nëse ia ka qejfi. Fatmirësisht, Peshqit mezi po e presin festën e dashurisë dhe s’na mbetet gjë tjetër veçse t'ju urojmë nëse kjo është shenja e partnerit/es tuaj!

Dashi

Legjendat thonë se seksi me këtë shenjë është gjithmonë intensiv dhe pasionant dhe kjo s’ka për të ndryshuar as natën e Shën Valentinit. Nëse partneri/ja juaj ka shenjën e Dashit, urime, pasi ata dinë si t'i drejtojnë situatat vetë, duke ju siguruar natën më të shkëlqyer të jetës suaj.

Akrepi

S’mund të mungonte në këtë listë Akrepi, që njihet dhe si shenja më e eksituar e horoskopit. Akrepët sundohen nga epshi i tyre dhe janë të gatshëm për aventura të vogla në çdo moment të ditës, nata e Shën Valentinit është thjesht një arsye më shumë për të festuar siç atyre u shkon për shtat.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

Artikuj të sugjeruar: