Parfume

Parfumet më sensuale të Tiranës për të qenë të parezitueshëm më 14 shkurt ♡

Shkruar nga Anabel

13 Shkurt 2025

Parfumet më sensuale të Tiranës për të qenë

Thonë se nuk duhet dhuruar se sjell ndarje, por kjo nuk mund të “nxjerrë nga loja” parfumin dhe rëndësinë e tij në Ditën e Dashurisë. Një sprucim nga një shishe parfumi që duket se mban brenda gjithë kopshtet e botës është prekja e fundit dhe më e rëndësishmja në një ditë të tillë. Pushteti që mbart parfumi është i patjetërsueshëm, ndërsa aroma është ajo që na bën të parezistueshëm, ashtu si të gjithë duam të ndihemi në një ditë si Shën Valentini. 

Ndërsa duket e vështirë të gjesh brenda një shisheje gjithçka mendojmë se na përshtatet me atë që jemi, ne kemi bërë kërkim tona me bindjen se parfumet e përzgjedhura do përshkruajnë secilin prej jush. Ne kontaktuam me disa nga parfumeritë më me emër në kryeqytet dhe na dhanë sugjerimet e tyre.

Megjithatë, nëse mendoni se ndarja nuk vjen nga një aromë e mirë, teksa eksploroni këtë artikull mund të gjeni dhe dhuratën ideale për partnerin/en tuaj.

Sugjerimet nga “Etos Parfumeri” (uniseks)

Parfums d'Elmar

Parfumet më sensuale të Tiranës për të qenë

Nuk është thjesht një parfum, është një udhëtim enigmatik drejt elegancës dhe luksit. Notat e sipërme - shafran, gjethe fiku jeshil, piper rozë, bergamot. Notat e mesme - mjedër, trëndafil, dru, zambak, jasemin, vanilje.

Flamenco

Parfumet më sensuale të Tiranës për të qenë

Flamenco është një parfum i fuqishëm oriental që sjell kombinimin pasionant të trëndafilave . Aroma e tij përbëhet nga 'petalia', një molekulë sintetike e trëndafilit duke sjellë një aromë unike që zgjat.

The spirit of Dubai

Parfumet më sensuale të Tiranës për të qenë

Aroma flet për pasionin dhe për një dashuri që mbetet përgjithmonë e paarritshme. Notat e sipërme janë trëndafili turk, piper rozë, trëndafili taif, selvi; notat e mesme janë trëndafili, karafili, portokalli, jasemini.

Eight & Bob's Le Geste d'Edmon

Parfumet më sensuale të Tiranës për të qenë

Kjo aromë personifikon luksin diskret, duke ju transportuar në momente të paharrueshme. Me nota nga vaji i xhenxhefilit të Madagaskarit, symtrap i karafilit me kanellë dhe vanilje.

Sugjerimet nga “La niche perfume” (Uniseks)

Syn.ergy Scentologia

Parfumet më sensuale të Tiranës për të qenë

Një ndërthurje e notave të freskëta, lulesh dhe druri. Në “prekjet” e tjera, do të përjetoni një shkrirje të mollës, portokallit, ananasit, pjeshkës dhe mangos. Po ashtu, ky parfum mbart nota pikante lulesh duke e bërë një aromë që nuk harrohet lehtë.

Seven Heaven

Parfumet më sensuale të Tiranës për të qenë

Seven Heaven është bileta juaj drejt një ndjenje ekstreme gëzimi. Ky parfum sjell kombinimin mes bergamos dhe dardhës. Parfumi vjen edhe si kombinim i vaniljes dhe trëndafilit, të cilat së bashku krijojnë një aromë të pastër.

Immortial Potion

Parfumet më sensuale të Tiranës për të qenë

Një aromë me lule orientale për femra dhe meshkuj. Notat kryesore janë dardha dhe cassis; notat e mesme janë jasemini, zambaku dhe orris; Notat bazë janë vanilja, amberi. 

Paradise Ecstasy

Parfumet më sensuale të Tiranës për të qenë

Është një "udhëtim" i shqisës së nuhatjes që prek thelbin e lumturisë. Me një prekje të mandarinës, bergamotit dhe piperit të zi dhe në nota të larta me agrume dhe picante, kjo aromë është një eksperiencë më vete.

Gisada Imperial

Parfumet më sensuale të Tiranës për të qenë

Ky është një parfum uniseks duket sikur mbart autoritet dhe guxim, por ofron dhe ndjesi delikate dhe të buta. Aroma përmban notat e sipërme të bredhit të balsamit, cistusit dhe selvisë, të ndjekura nga notat e temjanit, qelibarit dhe arrëmyshkut dhe notat bazë të paçulit, myshkut dhe vetiverit.

Sugjerimet nga “Orobroy”

 “Love at First Sight” nga Une Nuit Nomade (për vajza)        

Parfumet më sensuale të Tiranës për të qenë

Dashuria me shikim të parë është pasioni i aromave të luleve që kombinohen dhe ndërthurin freskinë e jocarandës dhe mjaltit të akacisë. Kjo aromë është një himn mbi dashurinë.

Queen’s soul nga Almah (për vajza)

Parfumet më sensuale të Tiranës për të qenë

Dashuria dhe vetëmohimi i pakufishëm. Ne ua kushtojmë këtë aromë të gjitha grave të forta dhe të bukura - të cilat na frymëzojnë çdo ditë.

Memory Motel (për meshkuj)

Parfumet më sensuale të Tiranës për të qenë

Andy Warhol u frymëzua në verën e vitit ’75, ku Rolling Stones po bënin prova për atë që do të ishte një nga albumet e tyre më të pëlqyer, "Black and Blue", i cili përfshinte baladën melankolike "Memory Motel" dhe krijoi këtë aromë. Një parfum androgjen me nota duhani i mbështjellë me gjethe paçuli dhe me një prekje vanilje.

Electric Wood nga Room 1015 (për meshkuj)

 

Parfumet më sensuale të Tiranës për të qenë

Kjo aromë është e frymëzuar nga muzika dhe kitara e Jimmy Hendrix. Një shkrirje e fuqishme e ngrohtësisë të drurit dhe nuancës delikate të metalit. Shumë sensual!

Close to midnight nga Musicology (uniseks)

Parfumet më sensuale të Tiranës për të qenë

Kjo aromë kombinon ndjesinë e pastërtisë dhe kafenë misterioze duke dhuruar ndjesi të mahnitshme. Nga çdo sprucim çlirohet një joshje e parezistueshme. Sensualiteti i jaseminit plotëson aromën e fortë të kafesë.