Është e vetmja ngjyrë që na përshtatet të gjithave pa përjashtim. Femrat fatale në filma apo libra përshkruhen pothuajse gjithmonë me fustane të kuq: Brigitte Bardot në filmin "The Parisian", Marilyn Monroe në "Gentlemen Prefer Blondes" ose Jessica Rabbit në "Who Framed Roger Rabbit".
E kuqja lidhet gjithashtu me dashurinë dhe romancën. Në Romën e lashtë, ata martoheshin të veshura me të kuqe dhe gratë kineze e bëjnë këtë edhe sot.
Shumë prej nesh zgjedhin të veshin nuancat e së kuqes kur temperaturat bien. Ndoshta kjo është një mënyrë e nënndërgjegjeshme për t’i shtuar pak dritë dhe humor ditëve gri.
E kuqja ngre humorin dhe mund të jetë mahnitëse pa e tepruar. Bie në sy, por mund të jetë edhe komode. Pra, cilatdo qofshin planet tuaja për ditën e Shën Valentinit të këtij viti, mund të mendoni ta përfshini atë në veshjen tuaj.
Më poshtë keni disa ide për ta veshur atë:
Burimi: Marie Claire