Praktika daneze shpesh e përmbledhur me fjalën e famshme "hygge"—vazhdon të frymëzojë njerëz në mbarë botën. Danezët kanë arritur të pozicionohen si ekspertë në krijimin e një lloj gëzimi dhe harmonie në familjet e tyre dhe gjetjen e lumturisë në gjëra të vogla. (Rankimi i Danimarkës në listat e vendeve më të lumtura të botës ka shumë të bëjë me këtë praktikë që sfidon motin e tyre.)
Praktika daneze “hygge”
Një nga praktikat daneze që ndihmon në krijimin e një familjeje të lumtur është e njohur si “hyggekrog”. Kjo fjalë mund të përkthehet si "kënd i vogël." Idea është të krijosh një kënd të vogël të shtëpisë tënde, me dritë të ulët, batanije (një element kyç), jastëk, një qilim dhe të tjerë elementë sipas preferencave. Thënë ndryshe, një vend për t'u qetësuar—një strehë nga zhurma e botës jashtë.
Të kesh një hapësirë të ngrohtë ku mund të lexosh në heshtje, të shikosh një serial të preferuar, të meditosh, apo thjesht të shikosh jashtë nga dritarja, mund të luajë një rol kyç në këtë praktikë.
Ky kënd mund të ketë përfitime të tjera. James Clear, autori i bestsellerit "Atomic Habits," përshkruan disa hapa për ta përfshirë këtë praktikë në jetën tënde:
“Krijo një kënd tërheqës dhe relaksues. Nëse je i vendosur të meditosh, shkruash, mësosh një aftësi të re, apo të përvetësosh një zakon të mirë, të kesh një vend ku mund të praktikosh atë është e paçmuar.”, thotë ai.
Ai gjithashtu vë në dukje se disa agjentë të pasurive të patundshme madje përdorin një “hyggekrog” të mirëmenduar si një pikë shitjeje për një pronë.
“Trupi dhe mendja janë tempujt tuaj dhe shtëpia është vendi ku ripërtërini veten fizikisht dhe mendërisht. Ajo është vendi ku shkoni për t'u çliruar nga bota. Është një hapësirë për të pushuar, për të qenë vetvetja. Ka kuptim që duhet të bëjmë përpjekje për të krijuar një mjedis që nxit një ndjenjë mirëqenieje dhe rehatie.”, shprehen ekspertët.
Në kontekstin më specifik të “hyggekrog”, kjo praktikë do të thotë të përdorësh dekorin në mënyrë strategjike për të krijuar një hapësirë që e bën të mundur çlirimin nga stresi i botës.
Pra, nëse doni të përvetësoni këtë praktikë daneze, ju duhet të krijoni një kënd në bazë të preferencave tuaja, ku do të kaloni një pjesë të mirë të ditës duke bërë gjërat që doni.
Artikuj të sugjeruar: