Out and About

Shën Valentini i parë prej vërteti: Ca këshilla që gjithçka të shkojë siç doni ju!

Shkruar nga Anabel

14 Shkurt 2025

Shën Valentini i parë prej vërteti: Ca këshilla që

Më në fund erdhi dita! Për herë të parë pas shumë kohësh do festoni prej vërteti Shën Valentinin! Dita e të dashuruarëve këtë vit për ju është ndryshe sepse jeni zyrtarisht çift dhe nuk ka asgjë të paqartë në këtë raport. Tani problemi i radhës është si të veprojmë që gjithçka të shkojë siç ju e imagjinoni? Kjo guidë këshillash mund t'ju vijë në ndihmë.

Shën Valentini i parë prej vërteti: Ca këshilla që

Shën Valentini i parë prej vërteti: Ca këshilla që

1. Flisni pak për pritshmëritë 

Mirë është të bëni një bisedë të hapur që asnjë prej palëve të mos dalë e konfuzuar nga ky Shën Valentin. Disa e shprehin dashurinë përmes gjesteve, të tjerë duan thjesht kohë cilësore pa shumë skena në horizont. Njiheni më shumë njëri-tjetrin dhe mos tentoni t'i ndryshoni mënyrat. Ndërkohë ne po ju imagjinojmë ju teksa pyesni: "Çfarë planesh ke për ne?"

Shën Valentini i parë prej vërteti: Ca këshilla që

2. Organizohuni përpara

Eshtë festa juaj e parë e dashurisë, kështu që ka nevojë për pak planifikim. Mund të jetë një darkë romantike, një natë kinemaje në shtëpi apo një aktivitet në natyrë nëse është në interesin e të dyve kjo. 

Mos ia lini gjërat fatit në dorë atë natë. Bëni rezervime dhe eliminoni strese të panevojshme. 

Shën Valentini i parë prej vërteti: Ca këshilla që

3. Mendohuni mirë për dhuratat

Përkushtimi tregon dashuri, prandaj mendohuni para se t'i dhuroni diçka për 14 shkurt. Me aq sa e njihni partnerin deri tani, zgjidhni opsionin më të sigurtë. Për shembull, nëse është përdorues/e IQOS, dhurojini një pajisje të re. Nëse është e lidhur me librat, një libër është gjithnjë i çmuar për të, prandaj qëndroni në safe zone. Bashkë me to, mos harroni ca çokollata të veçanta. 

Shën Valentini i parë prej vërteti: Ca këshilla që

4. Shijojeni lirshëm

Eshtë shumë e rëndësishme të jeni vetja gjatë asaj darke. Gjërat ecin më mirë kur vijnë natyrshëm, prandaj mos mendoni shumë. Bëhuni dëgjues të mirë dhe let it be! Mos harroni të qeshni.

Shën Valentini i parë prej vërteti: Ca këshilla që

5. Fokusohuni tek ndërveprimi mes jush

Bëni mirë të mos i shihni fare telefonat gjatë këtij date. Duhet të jeni prezent tek njëri-tjetri pas u shpërqëndruar. Kështu kuptoni më shumë dhe krijoni kujtime interesante. 

Shën Valentini i parë prej vërteti: Ca këshilla që

6. Mos harroni: Jeni ju të dy që po festoni dashurinë tuaj

Harrojini krahasimet me Shën Valentinet që shihni në Instagram. Festoni siç dini dhe doni ju! 

- Artikull promocional