IQOS po sjell një qasje të re në eventet për 2025, duke krijuar një eksperiencë unike në butik. Nuk ishte thjesht një organizim, por një hap i parë drejt një skene të re për përdoruesit e IQOS, ku artistët vendas dhe kreativiteti ishin në qendër të vëmendjes.
Aktiviteti kryesor i natës ishte qeramika. Pjesëmarrësit patën mundësinë të dizenjonin vetë filxhanët e tyre të kafesë, nën drejtimin e një artisti vendas. Ishte një eksperiencë që u mundësoi të gjithëve të largoheshin me diçka unike, një krijim personal.
Si çdo event IQOS, muzika ishte një pjesë e rëndësishme e atmosferës. Përzgjedhja e kujdesshme e ritmeve krijoi një ambient të këndshëm dhe të relaksuar, duke e bërë këtë eksperiencë të veçantë për të gjithë.
Ky event është vetëm fillimi i një kapitulli të ri për IQOS. Duke vendosur në qendër artin dhe eksperiencat interaktive, eventet e ardhshme do të sjellin diçka ndryshe, hapësira që frymëzojnë dhe ofrojnë më shumë se argëtim të zakonshëm.
Në muajt në vijim, IQOS do të vazhdojë të krijojë hapësira ku arti, kultura dhe kreativiteti ndërthuren natyrshëm.