Bota

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Shkruar nga Anabel

15 Shkurt 2025

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Zbulimi i rrallë: Një bazilikë romake 2,000-vjeçare nën Londër

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Arkeologët kanë zbuluar nën një godinë zyre në Londër mbetjet e një bazilike romake dykatëshe, e cila daton rreth 2,000 vjet më parë. Bëhet fjalë për themelet prej guri gëlqeror të një ndërtese madhështore, ku zyrtarët romakë merrnin vendime të rëndësishme politike dhe ligjore.

Bazilika ishte pjesë e forumit romak. Ekspertët e cilësojnë si një nga gjetjet më të rëndësishme arkeologjike në Londër vitet e fundit, duke theksuar se ajo ka pasur një rol kryesor në jetën ekonomike dhe shoqërore të qytetit të lashtë.

Papa Françesku do të shtrohet në spital për bronkit

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Papa Françesku do të shtrohet në spital të premten për analiza dhe trajtim kundër bronkitit, ka njoftuar Vatikani. Ky i fundit u diagnostikua me këtë sëmundje javën e kaluar, por ka vazhduar takimet në rezidencën e tij në Vatikan.

Papa ka pasur disa probleme shëndetësore muajt e fundit, përfshirë episode të gjata bronkiti. Gjithashtu, ai u dëmtua dy herë nga rrëzimet - fillimisht në mjekër në dhjetor dhe më pas në krahun e djathtë muajin e kaluar. Gjendja e tij është vënë shpesh në qendër të vëmendjes për shkak të moshës dhe historisë së tij mjekësore, pasi i është hequr një pjesë e mushkërisë kur ishte i ri.

Hamas do të lirojë tre pengje izraelite

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Hamas ka bërë të ditur emrat e tre pengjeve izraelite që do të lirohen të shtunën, pas disa ditësh tensioni që rrezikoi armëpushimin në Gaza. Ata janë Sasha Troufanov, 29 vjeç, Sagui Dekel Chen, 36 vjeç, dhe Iair Horn, 46 vjeç.

Të tre u rrëmbyen më 7 tetor në Kibbutz Nir Oz gjatë sulmeve të militantëve palestinezë, ku u vranë rreth 1,200 njerëz në jug të Izraelit. Familjarët e tyre e përshkruan lajmin si “gëzim të madh” pas pothuajse 500 ditësh në robëri.

Macron: Negociatat për Ukrainën do të ishin lajm i keq për të gjithë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Presidenti francez Emmanuel Macron ka paralajmëruar se bisedimet për paqen në Ukrainë nuk duhet të çojnë në një marrëveshje që nënkupton dorëzim, pasi kjo do të ishte lajm i keq për të gjithë, përfshirë edhe SHBA-në.

Deklarata e tij vjen pas një bisede telefonike mes Donald Trump dhe Vladimir Putin, ku dy liderët diskutuan mundësinë e bisedimeve për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Macron mbështeti idenë e Trump se Europa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë e Ukrainës. “Ajo që po thotë Trump është se barra i takon Europës. Dhe unë them, po, është përgjegjësia jonë ta marrim përsipër,” u shpreh ai në një intervistë për Financial Times.