Bota

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Shkruar nga Anabel

17 Shkurt 2025

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Sekretari amerikan i Shtetit thotë se Ukraina dhe Europa do të jenë pjesë e bisedimeve të paqes 

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Trump dërgoi në Arabinë Saudite Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Mike Waltz dhe të dërguarin special për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff për bisedime me homologët rusë.

Është e paqartë se deri në çfarë mase do të përfaqësohen zyrtarët ukrainas ose europianë në diskutimet që pritet të zhvillohen në Riad në ditët në vijim. Rubio tha se SHBA i sheh këto bisedime si një fazë të hershme dhe një shans për të parë se sa serioz është Kremlini për paqen. 

Në një përpjekje për të lehtësuar tensionet, Rubio tha gjithashtu të dielën se Ukraina dhe Europa do të jenë pjesë e çdo "negociate reale" për t'i dhënë fund luftës së Moskës.

Mbahet samiti informal në Paris mbi sigurinë në Europë dhe luftën në Ukrainë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Një takim informal mbi sigurinë në Europë dhe luftën në Ukrainë, i organizuar nga Franca, pritet të mbahet këtë pasdite në Paris. Në samit do të marrin pjesë krerët e qeverive të Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Italisë, Polonisë, Spanjës, Holandës dhe Danimarkës.

Ky samit urgjent, me fokus Ukrainën, vjen pasi administrata Trump njoftoi se po nis bisedimet me Rusinë për t'i dhënë fund luftës pa praninë europiane.

Në takim do të jenë të pranishëm gjithashtu Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, Presidenti i Këshillit Europian dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.

Përmbytje në SHBA, të paktën 10 viktima

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Më shumë se 100 milionë amerikanë ishin nën “alarmin” e përmbytjeve, rrëshqitjeve të dhehut dhe dëborës gjatë së dielës.  Moti i rrezikshëm i dimrit la dhjetëra mijëra njerëz pa energji në të gjithë jugun dhe shkaktoi të paktën 10 viktima.

Shiu i dendur vazhdoi të shkaktonte përmbytje të mëdha në një pjesë të Shteteve të Bashkuara Jugore të dielën, ku ndodhën edhe disa evakuime.

SHBA furnizon Izraelin me bomba

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Izraeli ka marrë një dërgesë me bomba MK-84 nga Shtetet e Bashkuara, pasi presidenti i SHBA Donald Trump hoqi bllokimin e vendosur për eksportin e municioneve nga administrata e paraardhësit Joe Biden, tha të dielën ministria e Mbrojtjes.

Duke folur me gazetarët të dielën, Trump tha se ai hoqi një bllokim të epokës Biden për eksportin e bombave në Izrael, pavarësisht se një marrëveshje armëpushimi ishte në fuqi, sepse ai besonte në "paqe përmes forcës".

MK-84 është një bombë rreth 907 kg, e cila mund të çajë betonin dhe metalin e trashë, duke krijuar një rreze të gjerë shpërthimi.