Bota

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Shkruar nga Anabel

18 Shkurt 2025

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Udhëheqësit europianë premtojnë mbështetje për Ukrainën, por nuk janë dakord për misionin paqeruajtës

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Një samit jozyrtar në Paris mes liderëve europianë përfundoi pa ndonjë njoftim konkret, pasi ideja e vendosjes së trupave paqeruajtëse në Ukrainë mbetet ende një çështje e diskutueshme.

Udhëheqësit europianë u zotuan të hënën se do të vazhdojnë mbështetjen e tyre të përbashkët për Ukrainën përballë pushtimit rus, por nuk arritën të ofrojnë ndonjë garanci të re sigurie që mund të bënte një ndryshim tani që Donald Trump po këmbëngul që të nisen negociatat me Rusinë.

Synimi i Trump për të arritur një marrëveshje për të zgjidhur luftën trevjeçare në javët e ardhshme ka tronditur Europën në thelb dhe ka ngjallur frikën se Kievi mund të detyrohet të bëjë lëshime si edhe Europa të jetë e pambrojtur ndaj politikave të Kremlinit.

Papa Françesku vijon të jetë i shtruar në spital

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Vatikani tha se Papa do t’i nënshtrohet një kure të re dhe do të vijojë të qëndrojë në spital pasi është shtruar për një infeksion të traktit respirator.

Qëndrimi në spital i Papa Françeskut do të vijojë pasi infeksioni i traktit respirator paraqiti një "pamje komplekse klinike", tha Vatikani të hënën. Papa 88-vjeçar, i cili tashmë është një nga më të vjetrit në historinë e kishës, do t'i nënshtrohet gjithashtu një trajtimi të ri.

Toronto/Rrëzohet avioni: Ka persona të lënduar

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Disa njerëz u plagosën pasi një aeroplan u rrëzua gjatë uljes së të hënës në aeroportin Pearson në Toronto, Kanada. Fluturimi i Delta Air Lines Flight 4819 po vinte nga Minneapolis. Edhe pse avioni përfundoi me kokë poshtë në pistë, askush nuk ndërroi jetë.

Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi përplasjen. Dy persona janë në gjendje kritike, por asnjë nga lëndimet nuk konsiderohet kërcënuese për jetën. Të paktën 15 persona, përfshirë një fëmijë, u plagosën.

Sulmuan shoqatën e emigrantëve në Paris: Arrestohen ekstremistët e ekstremit të djathtë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Policia franceze ka arrestuar gjashtë ekstremistë të ekstremit të djathtë pas një sulmi të dhunshëm ndaj një burri pranë një shoqate kulturore për punëtorët emigrantë në Paris.

Videot që qarkullojnë në rrjete sociale tregojnë rreth 20 individë të maskuar të veshur me të zeza duke sulmuar oborrin e një ndërtese në lagjen e 10-të të Parisit të dielën pasdite.

Policia tha se sulmuesit ishin të armatosur me shishe të thyera.