Celebrity

Pa shih! Ky mund të jetë i dashuri i ri i Cardi B

Shkruar nga Anabel

18 Shkurt 2025

Pa shih! Ky mund të jetë i dashuri i ri i Cardi B

Duket sikur Cardi B është në një lidhje të re. Të paktën nisur nga fakti që e kaloi ditën e Shën Valentinit plotësisht në shoqërinë e Steffon Digss.

Pa shih! Ky mund të jetë i dashuri i ri i Cardi B

Sipas TMZ, reperi dhe futbollisti i NFL u panë të mbërrinin në një hotel në Miami në 2 të mëngjesit dhe kaluan gjithë ditën bashkë deri në mbrëmje. Kjo nuk ishte hera e parë që ata qëndronin bashkë, sipas TMZ.

Pa shih! Ky mund të jetë i dashuri i ri i Cardi B

Në tetor, Cardi B i konsideroi “një çmenduri” thashethemet se ajo ka nisur një romancë me Diggs, në janar tha se do të qëndronte beqare, ndërkohë që në mes të shkurtit raportohet se ka kaluar ditën e Shën Valentinit me futbollistin.

Pa shih! Ky mund të jetë i dashuri i ri i Cardi B

Cardi paraqiti kërkesën për divorc nga reperi Offset në gusht të vitit të kaluar, megjithëse ajo njoftoi ndarjen e tyre në dhjetor të vitit 2023.

Kujtojmë që Cardi B dhe Offset janë prindër të vajzës Kulture Kiari Cephus, djalit Wave Set Cephus dhe vajzës që erdhi në jetë gjatë procesit të divorcit të çiftit të famshëm.

Artikuj të sugjeruar: