News

Flasin prindërit e 16-vjeçares që u vetëvra: 'Çfarë na tha vajza një javë më parë'

Flasin prindërit e 16-vjeçares që u vetëvra:

Prindërit e Irsa Muçollarit – 16-vjeçares që vrau veten një javë më parë – kanë rrëfyer disa detaje në lidhje me motivet që mund ta kenë shtyrë adoleshenten drejt aktit tragjik.

“Do më mbetet peng gjithë jetën dhe në kokën time kam vetëm [pyetjen] ‘Pse?’ Kush ma mërziti kaq shumë dhe nuk e kuptoi asnjë njeri? Ne e donim aq shumë. Unë për atë jetoja, për atë punoja! Të gjesh fëmijën kur vjen nga puna në atë gjendje…I dhashë frymë, nuk e shpëtova dot!” u shpreh e ëma e të ndjerës, Mirela Muçollari.

“Kohët e fundit, e shikoja që kishte ndryshuar sjellje, ishte pak me e mërzitur, por nuk na shkonte mendja për vajzën që mund të shkonte deri në këtë pikë. Sepse ka qenë shume e sjellshme, shumë e mirë, shumë e urtë,” tha i ati, Iliri.

Ata deklaruan se pak ditë para se të ndërronte jetë, vajza u kishte kërkuar që të ndërronte klasën.

"Para një jave i tha duke qarë mamasë që të ndërronte klasën se ata nuk mësojnë. Më tha që janë 6 orë, si do duroj çdo ditë kështu? Bëjnë si të çmendur, më tha mua. Qeshin kot, flasin kot dhe nuk më pëlqen."

“Kanë gjetur disa letra që shkruanin në anglisht për bullizimin. Në një letër tjetër shkruante ‘t’i them babait apo jo?’”, tha Iliri.

Në një intervistë tjetër për Opinion në Tv Klan, e ëma e Irsës tha:

“Na kanë thënë që ishte në orë të mësimit dhe ka ikur me lot në sy. Ka ikur me lot në sy dhe asnjë nuk më ka marrë mua në telefon si nënën e saj, që të më thoshte se ishte larguar. Dita e hënë i ka vënë kapakun çdo gjëje. Përderisa vajza ka ikur duke qarë, ka qenë shumë e mbushur. Ka qenë shtysa e fundit që atë e çoi drejt këtij veprimi.”

Irsa ka qenë kampione shahu në arsimin bazë, me dhunti në pikturë, e talentuar në gjuhët e huaja, por jo shumë sociale.

Prokuroria e Gjirokastrës vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen tragjike. Irsa u gjet e vetëvarur në banesën e saj. Sipas burimeve të prokurorisë, dyshohet se shkaku kryesor i vendimit të saj për t’i dhënë fund jetës ka qenë bullizimi i vazhdueshëm.

Irsa ishte nxënëse e vitit të parë në gjimnazin “Siri Shapllo” dhe njihej si një vajzë e qetë me rezultate të mira. Një provë kyçe në hetim është një letër që e ndjera kishte shkruar, ku shprehte dhimbjen dhe vetminë e thellë që ndiente:

"O Zot, përse po vuaj kështu vallë? Unë jam kjo që jam dhe miqtë dhe shokët kërkoj të më respektojnë. Por ata tallen me mua. Unë ndihem kaq e vetmuar dhe e mbytur në vetminë time. Nuk më vjen turp për veshjen time. Kaq mundësi kanë prindërit e mi, babai im që kujdeset aq shumë për mua aq sa dhe mamaja. Po përse u dashka të jem kaq e veçuar? Ku të ankohem? Kujt t’i drejtohem? Kujt t’ia hap zemrën time? Tek askush nuk kam besim. Madje as tek psikologia, ndonëse jam hapur. Pse u dashka të vuaj? Vallë kjo është jeta?”

Ngjarja ka tronditur qytetin e Gjirokastrës dhe ka shtuar thirrjet për më shumë vëmendje ndaj shëndetit mendor të të rinjve.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Parents of 16-year-old who committed suicide speak out: 'What did the girl tell us a week ago'

Flasin prindërit e 16-vjeçares që u vetëvra:

The parents of Irsa Muçollari - the 16-year-old who committed suicide a week ago - have shared some details about the motives that may have driven the teenager to commit the tragic act.

"It will haunt me for the rest of my life and in my head I only have [the question] 'Why?' Who upset me so much and no one understood? We loved him so much. I lived for him, I worked for him! To find the child when he came home from work in that condition... I gave him his life, I couldn't save him!" said the mother of the deceased, Mirela Muçollari.

"Recently, I noticed that her behavior had changed, she was a little more upset, but we never thought that the girl could go to this point. Because she was very kind, very good, very wise," said her father, Iliri.

They stated that a few days before she passed away, the girl had asked them to change classes.

"A week ago, he cried and told his mother to change classes because they weren't learning. He told me it was 6 hours, how am I going to put up with this every day? They're acting like crazy, he told me. They were laughing in vain, talking in vain, and I don't like it."

"They found some letters that were written in English about the bullying. In another letter it said 'should I tell my father or not?'" said Iliri.

In another interview for Opinion on Tv KLan, Irsa's mother said:

"They told us that she was in class and left with tears in her eyes. She left with tears in her eyes and no one called me on the phone, like her mother, to tell me that she had left. Monday put a lid on everything. While the girl left crying, she was very upset. It was the final push that led her to this action."

Irsa was a chess champion in elementary school, gifted in painting, talented in foreign languages, but not very social.

The Gjirokastra Prosecutor's Office continues investigations to shed light on the tragic event. Irsa was found hanged in her apartment. According to prosecutor's sources, it is suspected that the main reason for her decision to end her life was the constant bullying.

Irsa was a first-year student at the "Siri Shapllo" high school and was known as a quiet girl with good results. A key piece of evidence in the investigation is a letter that the deceased had written, expressing the deep pain and loneliness she felt:

"Oh God, why am I suffering like this? I am who I am and I ask my friends and comrades to respect me. But they make fun of me. I feel so lonely and drowning in my loneliness. I am not ashamed of my clothes. My parents have so many opportunities, my father who cares for me as much as my mother. But why did I want to be so isolated? Where can I complain? Who can I turn to? Who can I open my heart to? I don't trust anyone. Not even psychology, although I am open. Why did I want to suffer? Is this what life is?"

The event has shocked the city of Gjirokastra and has increased calls for more attention to the mental health of young people.