Shumë histori, shumë dilema dhe jo më pak intrigë: Të gjitha të thjeshtëzuara nga 4 vajza, qëllimi i së cilave është të qendisin dramën tuaj për t’i dhënë zgjidhjen e tyre. Mes bisedave ritmike e plot pozitivitet, ato vinë edhe më pranë jush duke testuar produktet virale, duke realizuar trendet më të çuditshme e sfiduese dhe duke u përfshirë në aventura të çmendura. Me pak aktrim dhe shumë humor, "GOATS", një program i Andale, ju ndihmon të gjeni veten në çdo situatë komike.
“Mes lundrimit të përsëritur në rrjete sociale ku çdo gjë duket sikur ka qasje negative, “GOATS” është krijuar për t’i bërë ‘stop’ zymtësisë dhe ‘play’ qejfit. Ky podkast është konceptuar si ftesë mikpritëse për një “sleepover” të ngrohtë, komod, por njëkohësisht të çmendur. Qëllimi kryesor është të përcjellë energji pozitive e çiltërsi, por mbi të gjitha, kujtdo që e shikon, t’i skalitet buzëqeshje në fytyrë,” u shpreh për Anabel.al Melisa Koduzi, autorja e “GOATS”.
Përshëndetje nga Ato! Le t’i njohim pak më mirë.

Foto: Ina Omuri
Kjo është Kristell. Gjuhë të dashurisë ka talljen dhe të shënjestron me ironi, por pas tendencës për të qenë “mean girl”, fshihet një gocë-gocash e vertetë. Kur bëhet fjalë për aktrim, meriton “Oscar”. Mund të jetë naive, e zgjuar, e zhdërvjellët dhe e ngathët sa hap e mbyll sytë, mjafton vetëm një komandë. Eksperte për t'u tallur me veten në çdo episod, por mos u gënjeni, vetëbesimi i saj është më i lartë seç duket.
“Për një gjë jam e sigurt, dua të jem më pak e mbërdhirë.” – Kristell

Foto: Ina Omuri
Vijojmë me Keisianën. Pas kaçurrelave të dendura, fshihet një tru kreativ, e gatshme për gallata dhe me batutën në gjuhë. Të diskutojë dramat në podkast është pasioni i saj i dytë pas makeup-it. Asnjëherë nuk i shmanget përballjeve dhe sfidave. Kujdes! Nuk të garantohet kurrë fitorja ndaj një argumenti kundër saj.
“Gëzuar dhe urime për femrat e pavarura!” – Keisiana

Foto: Ina Omuri
Radha e Emës. Nëse po kalon një ditë të zymtë, Ema është aty për ta rregulluar. Një terapiste solare për të të ndrequr ditën me copëza nga pozitiviteti i saj. Një shoqe shumë e mirë, deri sa bëhet me nerva. Ju sugjerojmë t'i qëndroni larg. Ka rrezik! E paparashikueshme për aventura: merr vetëm buzëqeshjen dhe batutat me vete, pjesa tjetër mbetet histori.
“Nëse mendoni që është fundi, në fakt është fillimi!” – Ema

Foto: Ina Omuri
Ja edhe Klea. Mundohet t’i përmbahet stereotipit të të qenit bionde, në fakt, thembra e saj e Akilit është zgjuarësia - E THEKSOJMË – shumë e fshehur. Preferon t’i quajë njerëzit e tjerë “të vdekshëm” dhe jeton me vetëmohim ndaj kompleksit të saj të superioritetit. Nuk i mendon ndonjëherë gjërat që thotë, ajo surprizohet po aq sa ju.
Khëm khëm: “Cicat janë cica!” – Klea
Ja disa nga momentet më cool të Goats-ave.
Rikrijuan grimin e Kardashians në një parukeri në Paskuqan
Momenti kur përballen me ishin në telefon me një debat të.
Rikrijuan llojet më të zakonshme të vajzave kur flirtojnë.
Shkuan te Gabi me 10 mijë lekë!
Bënë grim me produkte 150 lekëshe.
Çfarë vjen më pas? Episode të reja, drama të reja! Përgatituni për biseda të çmendura e situata që të gjithë i kemi përjetuar por s’kemi guxuar t’i themi me zë të lartë!
S’është e vështirë të bëhesh një “kec virtual”, mjafton të ndërveprosh në videon tënde të preferuar, të tregosh situatën tënde nëpërmjet një “voicemail”-i dhe të mbetesh aktiv në Instagram, TikTok dhe YouTube! Plasni bombën tuaj, Goats-at janë në pritje.
View this post on Instagram