Celebrity

Flamujt e kuq në martesën e Kardashian - Barker që zor se mund të injorohen

Shkruar nga Anabel

18 Shkurt 2025

Flamujt e kuq në martesën e Kardashian - Barker që zor se mund

Nëse ka një çift Hollywood-i që na vjen në mendje kur dikush përmend trendin e përshfaqjes së pakursyer të afeksionit mes një çifti në publik, janë pa dyshim dyshja Kourtney Kardashian dhe Travis Barker. Ndërkohë që çifti duket se po përpiqet shumë për t'i bërë të gjithë të besojnë se ata janë tërë kohës në fazën e muajit të tyre të mjaltit, ekspertja e marrëdhënieve, Susan Winter, ka bërë një analizë të lidhjes së tyre.

Ja flamujt e kuq të lidhjes së Kourtney Kardashian dhe Travis Barker, sipas ekspertes:

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker duhet të përballen me 'ndërhyrje të vazhdueshme nga shtypi'

Flamujt e kuq në martesën e Kardashian - Barker që zor se mund
Gotham/Getty Images

Një flamur i kuq i zakonshëm me të cilin përballen shumë të famshëm në marrëdhëniet e tyre është gjyqi publik. “Sa herë që shtypi mërzitet me një çift të lumtur, ata kërkojnë ndonjë fragment konflikti”, thotë Winter. Megjithatë, edhe pse të qenit kaq i hapur me marrëdhënien e tyre vjen me probleme të mundshme, ylli i realitetit dhe muzikanti duket se po përballen mirë me presionet e saj deri më tani.

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker u fejuan dhe u martuan shumë shpejt

Flamujt e kuq në martesën e Kardashian - Barker që zor se mund
Robino Salvatore/Getty Images

Edhe pse nuk ka një afat kohor "të duhur" për këto të dyja, shumë besojnë se Kourtney Kardashian dhe Travis Barker mund të kenë nxituar lidhjen e tyre. “Martesa e Kourtney dhe Travis është kritikuar si impulsive, edhe pse ata ishin fejuar për një vit para se të lidhnin kurorë”, na tregon ekskluzivisht Susan Winter. "Pa dyshim, ata e njihnin njëri-tjetrin më parë si miq, gjë që krijon një themel më të fortë për lulëzimin e romancës. Por pavarësisht jetëgjatësisë së lidhjes së tyre, spekulimet mbeten."

Mendimet e fansave të Kourtney Kardashian dhe Travis Barker mund të ndikojnë në marrëdhënien e tyre

Flamujt e kuq në martesën e Kardashian - Barker që zor se mund
Gregg Deguire/Getty Images

"Të dyja karrierat e Travis dhe Kourtney janë të bazuara tek fansat. Të dy kanë audiencë që ndikohet nga opinionet e fansave. Shumë nga fansat e Kourtney-t pretendojnë se Travis po e kontrollon. Kjo shton tensionin në një martesë të re." Tani për tani, zhurma që ata kanë dëgjuar nuk ka ndikuar tek ata (të paktën jo në një mënyrë të njohur publikisht), por fuqia që kanë fansat në marrëdhëniet me të famshmit nuk duhet nënvlerësuar.

Dashuria e tepruar publike e Kourtney Kardashian dhe Travis Barker mund të jetë duke fshehur një problematikë

Flamujt e kuq në martesën e Kardashian - Barker që zor se mund
Gotham/Getty Images

Kur bëhet fjalë për afeksionin e shfaqur publikisht nga çiftet (PDA), është e rëndësishme të dihet të vendosen kufij, por Kourtney Kardashian dhe Travis Barker nuk e kanë vrarë shumë mendjen për këtë gjë. “Fansat janë shprehur se nuk ndihen rehat me PDA-të e tepërta të çiftit. Kjo shton spekulimet në promovimin e tyre të lartë e të qenurit një "çift i lumtur".

Ish-at e Kourtney Kardashian dhe Travis Barker mund të shkaktojnë një dramë

Të kesh ish-a nuk duhet të jetë një flamur i kuq, por për Kourtney Kardashian dhe Travis Barker, ekziston ky problem. Të dy yjet kanë fëmijë nga marrëdhëniet e mëparshme - Kardashian me Scott Disick dhe Barker me Shanna Moakler. Kjo, natyrisht, nuk do të ishte problematike nëse nuk do të dukej se kishte tension mes këtyre palëve.

Flamujt e kuq në martesën e Kardashian - Barker që zor se mund
s_bukley & carrie-nelson/Shutterstock

"Tensionet e vazhdueshme midis Scott Disick dhe Travis Barker kanë penguar krijimin e një familjeje të përzierë harmonike," thotë Susan Winter. "Ndërsa Scott thuhet se është më i matur tani, distanca e qëllimshme midis tij, Kourtney dhe Travis mbetet e dukshme. Fansat dhe shtypi e kanë deklaruar shpesh këtë si një flamur të rëndësishëm të kuq në martesën e Kourtney-t." 

Flamujt e kuq në martesën e Kardashian - Barker që zor se mund
s_bukley & carrie-nelson/Shutterstock

Përveç problemeve të çiftit me Disick, Moakler ka qenë gjithashtu e hapur për mënyrën se si ndihet për ish-in e saj. “Kur Travis u takua me Kourtney-n, kishte një tjetërsim prindëror,” tha ajo në një podcast. Sigurisht, të kesh një marrëdhënie të keqe me një ish - qoftë edhe një me të cilin ndani fëmijë - nuk është e padëgjuar, por në rastin e Kardashian dhe Barker, nuk mund të mohohet se ish-at e tyre shtojnë një presion shtesë në romancën e tyre.

Artikuj të sugjeruar:

Burimi: Glam