Social Buzz

Fjalë që mendonim se i shkruanim saktë, por në fakt i kemi pasur gabim

Shkruar nga Anabel

19 Shkurt 2025

Fjalë që mendonim se i shkruanim saktë, por në fakt i kemi

Shqipja ka plot fjalë që i kemi dëgjuar gjithë jetën në një formë, por kur hapim fjalorin, zbulojmë se kemi bërë një gabim klasik. Ja disa nga fjalët më të zakonshme që shumë njerëz i shkruajnë gabim dhe format e tyre të sakta:


1. Kanatiere  → Kanotiere 


Po, bluza e hollë pa mëngë quhet kanotiere, jo “kanatiere”. 


2. Kamarier → Kamerier 


Për të gjithë ne që kemi thirrur “o kamarier!”, e kemi pasur gabim. Forma e saktë është kamerier.


3. Faturino → Fatorino 


Nuk është “faturino”, por fatorino. Nëse dikush na ka prerë një “faturë”, s’ka lidhje me këtë fjalë!


4. Gjigand → Gjigant 


Ai që është shumë i madh nuk është “gjigand”, por gjigant. Më mirë ta korrigjojmë tani sesa të dukemi *gjigandisht* gabim.


5. Dakort → Dakord


Nëse ke qenë “dakort” me këtë shkrim deri tani, më vjen keq, por forma e saktë është dakord.


6. Peisazh → Peizazh 


Pikturat e natyrës nuk janë “peisazhe”, por peizazhe. Po, duket e çuditshme, por kështu e thotë fjalori.


7. Zgarë  → Skarë 


Mishin nuk e pjekim në “zgarë”, por në skarë. Tani nuk kemi më justifikime!


8. Agjensi  → Agjenci 


Një kompani nuk është “agjensi”, por agjenci. Një ndryshim i vogël, por i rëndësishëm.


9. Çertifikatë → Certifikatë 


Përfundimisht, fjala shkruhet certifikatë, pa “ç”. Një arsye më shumë për të kontrolluar mirë dokumentet para se t’i dorëzojmë diku!


Sa nga këto i keni përdorur gabim? Mos u shqetësoni, tani e dini të vërtetën!