Moda

Këto janë këpucët e sezonit të pranverës dhe ju ose do i dashuroni ose do i urreni

Shkruar nga Anabel

20 Shkurt 2025

Këto janë këpucët e sezonit të pranverës dhe ju

Asgjë nuk na jep ndjesinë e fillimit të një sezoni të ri se sa ajo e të provuarit këpucët që kthehen në trend.

Jemi ende disa muaj larg rishikimit të rrobave të banjës së kësaj vere, por të provosh një palë këpucë në një stil të ri nuk duket si një skenar aq i largët. Ndaj, ne kemi përmbledhur trendet e këpucëve të sezonit të ardhshëm që mezi presim t'i veshim.

Shihni më poshtë se si po formohen këto tendenca kryesore të këpucëve, përmes pistave pranverë/verë 2025.

Mary Janes

Disa nga këpucët më të bukura të sezonit pranverë/verë 2025 vijnë me rripa në pjesën e poshtme ose kyçin e këmbës. Këto këpucë vijnë me një pamje të sofistikuar, me dy ngjyra, që i ngjan kodeve të veshjes së viteve '60.

Këto janë këpucët e sezonit të pranverës dhe ju

Loafers me majë katrore

Loafers/Të sheshtat janë një element i përjetshëm i garderobës, një siluetë që kapërcen sezonalitetin. Megjithatë, në dy sezonet e fundit, ne kemi parë loafer tipike me majë të rrumbullakosura dhe takë të ulët që Gucci fillimisht lançoi. Për tendencat e këpucëve dimërore, taka është ngritur, duke kujtuar stilin e viteve 1950, ndërsa për pranverën e 2025, një këpucë më e mprehtë, më mashkullore duket se “del në skenë”.

Këto janë këpucët e sezonit të pranverës dhe ju

Atlete retro

Edhe pse atletet retro janë shfaqur prej kohësh në një formë apo në një tjetër në pasarela apo në stilin e rrugës, këtë sezon duket se po “zënë vend”. Nga Dior tek Miu Mu, shumë stilistë të shquar po vënë baste për atlete me estetikë nostalgjike dhe besojmë se popullariteti i tyre do të rritet edhe më shumë në muajt në vijim.

Këto janë këpucët e sezonit të pranverës dhe ju

Taka të lezetshme për vajzat

Takat perfekte për vitin 2025 duhet të kenë tre karakteristika: të jenë të lehta për t'u veshur, funksionale dhe të kenë një pamje elegante.

Këto janë këpucët e sezonit të pranverës dhe ju

Sandale me rripa

E fundit por jo më pak e rëndësishme në listën e tendencave të këpucëve të kësaj pranvere janë sandalet me rrip kyçin e këmbës. Nuk po flasim për stile gladiatorësh, por thjesht zgjatime të rripave të sandaleve tuaja tipike pranverore.

Këto janë këpucët e sezonit të pranverës dhe ju

Artikuj të sugjeruar: