Eja shohim pak Tv

Pa Manual: Njih programin në 3 minuta

Shkruar nga Anabel

20 Shkurt 2025

Pa Manual: Njih programin në 3 minuta

Pa Manual – A ke menduar ndonjëherë pse disa tema duken të ndaluara, kur në fakt të gjithë i diskutojnë mes miqve?


Blerta, Megli dhe Xhesi sjellin një podcast ndryshe – të guximshëm, të sinqertë dhe pa filtra. Pa Manual nuk ka rregulla dhe as censurë; këtu flasin hapur për gjithçka që ndoshta shoqëria shqiptare e konsideron tabu, por që realisht ndodh dhe përjetohet nga të gjithë. Nga marrëdhëniet, dinamika mes gjinive, e deri te temat që nuk thuhen me zë të lartë, ato i zbërthejnë të gjitha me humor, ironi dhe një dozë të mirë realiteti. Nëse kërkon një bisedë që të sfidon dhe të bën të mendosh, ke ardhur në vendin e duhur!


Përshëndetje nga Ato!

Megli

Pa Manual: Njih programin në 3 minuta
Ajo e merr jetën si një histori pa skenar—ndonjëherë qesh, ndonjëherë ironizon veten, por kurrë nuk e merr shumë seriozisht. Gjithçka është relative për të —dashuria, e vërteta, morali. Më mirë e jeton jetën duke pyetur sesa duke vendosur etiketa. Nëse ajo nuk mund të qeshë me veten, atëherë për çfarë ia vlen gjithë kjo rrëmujë që quajmë jetë?


Blerta

“Nëse nuk e them unë atë që të gjithë po mendojnë, kush tjetër do ta bëjë?”

Pa Manual: Njih programin në 3 minuta
Blerta është kombinimi perfekt mes një vajze që dëgjon hip-hop në makinë dhe një që këndon këngë popullore me gjithë shpirt. E guximshme, kokëfortë dhe pa filtra, ajo nuk ka frikë të flasë për gjërat që të tjerët shmangin – madje me zë të lartë. Shpesh duket sikur është me nerva kur flet, por është thjesht mënyra e saj e të thënit të vërtetës pa dorashka. Mund të të bëjë të qeshësh me një batutë dhe në sekondën tjetër të të godasë me një të vërtetë që s’doje ta pranoje. Për të, jeta është më e bukur kur e jeton pa filtra, pa drama të kota dhe pa frikë nga realiteti!

Xhesi

- "Në kërkim të një inxhinieri bad boy."

Pa Manual: Njih programin në 3 minuta


Ka thënë për veten që është kombinimi më i mirë i së bukurës, së zgjuarës dhe guximtares, por këtë do e provojë në Pa Manual. Modestia nuk është pika e saj e fortë, por përshtatet me çdo situatë dhe ka një histori për çdo emision. Flet shumë, adhuron vëmendjen, por thellë-thellë është një romantike e pashpresë që dëgjon Alban Skënderaj. I urren padrejtësitë, do paqe në botë, por në fytyrën e saj me 100 mimika alla “Mean Girl” nuk do e dalloni kurrë.


Momenti 1: Telefonata e një tradhtari që thotë: “Tradhtar nuk je kur tradhton, tradhtar je kur kapesh!”

 


Momenti 2: Moment i një historie anonime: “Më tradhtoi kur isha shtatzënë”

 

 

Momenti 3: Momenti ku kanë ndarë se cilët VIP-a shqiptarë duken si “bad boys”


Momenti 4: A janë normale prekjet kur flirton me dikë?

 

Momenti 5: The icks, çunat që e pijnë kafen e gjatë dhe kanë Samsung


Çfarë vjen më pas?


Çdo episod i ri vjen me debate, deklarata, histori dhe të qeshura pafund! Sa nga ju kanë shkuar tek fallxhoret për të kthyer “dashurinë e tyre”? Si janë takimet e para në ditët e sotme? Çfarë ka bërë ai ose ajo dhe nuk dole më kurrë me të? A është normale të të ftojë tek “Pamja” në Tiranë për një takim të parë, apo të të bëjë pyetjen më absurde ndonjëherë: “Sa ke pasur para meje?” Po ti, pse nuk ke asgjë serioze me atë djalin që fle? Këto dhe shumë të tjera diskutohen vetëm në Pa Manual, sepse jeta është e tillë – pa manual!


Duhet t’i shohësh patjetër!


P.sh. Instagrami i tyre @pamanualbyandale është gjithmonë i hapur për t’ju dëgjuar, historitë dhe sugjerimet tuaja! Pa paragjykim, censurë, pa filtra, dhe me humor - këtu nuk ka të ndalur asnjë temë!