Instagramming

Fejohen Elhaida Dani dhe Ledian Agallijaj?

Shkruar nga Anabel

20 Shkurt 2025

Një foto e publikuar në Instagram ka ngjallur dyshimet se këngëtarja Elhaida Dani dhe balerini Ledian Agalliaj mund të kenë zyrtarizuar marrëdhënien e tyre dhe mund të jenë fejuar.

Ishte vetë balerini ai që publikoi një foto të duarve të shtrënguara mes tij dhe Elhaidës, ku vëmendjen e mori unaza në gishtin e kësaj të fundit. Unaza, një rreth me një gur të madh sipër, duket si zgjedhja e zakonshme që bëhet në rastet e fejesës.

Dyshimet i shton edhe më shumë dedikimi i balerinit, i cili shkruan: “Përgjithmonë e imja!”. Po ashtu, edhe vetë dedikimi duket si një deklaratë zotimi për dashuri të përjetshme, njëjtë si edhe unaza.

Fejohen Elhaida Dani dhe Ledian Agallijaj?

Dyshja janë njohur në kompeticionin “Dancing with the Stars”, ku Elhaida dhe Lediani ndanë skenën së bashku dhe nga aty nisi dhe dashuria e tyre.

Fejohen Elhaida Dani dhe Ledian Agallijaj?

Redaksia e Anabel kontaktoi me këngëtaren, por nuk mori një përgjigjie.

Artikuj të sugjeruar: