Anabelizim

12 shqiptarë tregojnë histori paranormale që nuk i kanë dhënë dot shpjegim

12 shqiptarë tregojnë histori paranormale që nuk i kanë

Fenomenet paranormale janë gjithmonë një temë që na ngacmon kureshtjen dhe ndonjëherë na lë pa shpjegim. Disa eksperienca janë thjesht ëndrra të çuditshme, por ka raste kur ndjesitë e frikshme ndodhin kur jemi zgjuar, duke na bërë të dyshojmë në realitetin tonë. Më poshtë, disa histori të vërteta që keni ndarë me Anabel.

#1 Një shtëpi me të shkuar të trishtë

“Në shtëpinë ku jeton babai im, gruaja e ish-pronarit ka ndërruar jetë pas një periudhe të vështirë mendore. Sa herë që vëllai fle atje, ka ndjesinë sikur dikush e vështron. Një natë, ai thotë se ka parë një grua me një fustan të bardhë duke u sjellë vërdallë në dhomë. Kur u përpoqa të flija unë atje, më doli në ëndërr një grua që më paralajmëroi të mos shkoja. Për aq kohë sa qëndrova, ndjeva një energji të rëndë dhe të pashpjegueshme.”

#2 Kur videot zbulojnë të pamundurën

“Një natë, motra ime po bënte një video me efekte, por ajo që ndodhi na la të tronditur. Një figurë u shfaq papritur pranë saj dhe për disa sekonda, dukej sikur po lëvizte në ajër. Pamja e saj ishte e paqartë, por të gjithë ndjemë një frikë të pashpjegueshme.”

#3 Një forcë e padukshme më ngriti nga shtrati

“Isha shtrirë në shtrat, e vetëdijshme, por me sytë mbyllur. Papritur, ndjeva sikur trupi im po ngrihej në ajër. U përpoqa të lëvizja, por nuk ndjeja dyshekun nën vete. Në atë moment, dëgjova hapat e motrës sime që po vinte drejt dhomës. Sa hapet dera, ndjeva që trupi im po ulej sërish, dhe çarçafi bëri një zhurmë sikur dikush e kishte lëvizur me forcë. Kur u ndez drita, hapa sytë e përjetova një ndjesi të frikshme që s’e kam shpjeguar dot asnjëherë.

#4 Ëndrrat që paralajmërojnë

“Një natë, pashë një ëndërr ku dy duar më mbysnin. Disa ditë më vonë, humba fëmijën sepse isha shtatzënë. Pak pas kësaj, më doli në ëndërr gjyshja ime e ndjerë. Nuk e di nëse ishte një rastësi, por ajo ndjenjë nuk më është larguar kurrë.”

#5 Një shikim nga bota tjetër

“Kur fillova të lexoja Biblën dhe u pagëzova, për disa netë me radhë ndjeva një vajzë që më shikonte teksa flija. Nuk ishte ëndërr, sepse zgjoja dhe vazhdoja ta kërkoja nëpër dhomë. Duke folur me një pastor, ai më shpjegoi se ndonjëherë, kur një person afrohet me Zotin, djalli mundohet ta trembë. Pas shumë lutjesh, ajo pamje nuk u shfaq më, por gjithçka dukej si një skenë horror, me të bardha dhe me sy të fiksuar tek unë.”

#6 Kur ëndrrat bëhen realitet

“Një natë, pashë një burrë me një buzëqeshje djallëzore që donte të më bënte keq. Mëngjesin tjetër, ndërsa po shkoja në shkollë, u përballa me një burrë që kishte të njëjtën buzëqeshje si ai në ëndrrën time. Nuk e kisha parë asnjëherë më parë dhe çuditërisht, nuk e pashë më kurrë pas asaj dite.”

#7 Zëri i panjohur në mes të natës

“Një natë, rreth orës 2-3 të mëngjesit, dëgjova një zë burri që më fliste në vesh në një gjuhë që nuk e njihja. Kjo ndodhi për shtatë muaj me radhë, derisa vendosa të shkoja në një teqe dhe një kishë. Pas kësaj, ndodhi më rrallë, por ende nuk është zhdukur plotësisht.”

#8 Nata që nuk dua ta kujtoj

“Shpesh më ndodh paraliza e gjumit, por një natë ishte ndryshe. Ndjeva sikur dhoma ishte mbushur me qindra zëra që pëshpëritnin pranë meje. Nuk mund të lëvizja as të bërtisja. Vetëm kur arrita të lëviz pak, gjithçka u zhduk. Më ndodh shpesh dhe nuk di nëse ka shpëtim nga kjo ndjesi.”

#9 Një hije e errët

“Një ditë, isha shtrirë në divan për të fjetur. Ndjeva një ‘prani’ pranë kokës sime. Kur hapa sytë, pashë një hije të zezë që tundte divanin. Në dhomë ishte edhe nëna ime, por nuk mund të bëja asnjë tingull. Më në fund, ajo vuri re se diçka nuk shkonte dhe më thirri. Në atë moment, hija u zhduk.”

#10 Kur një qen të shikon si njeri

“Ditën që më vdiq një i afërm, një qen u shfaq në oborrin tonë. Nuk e kisha parë kurrë atë qen më parë dhe as nuk dihej nga kishte ardhur. Kur u përpoqëm ta largonim, sytë e tij dhe shprehja e fytyrës më kujtonin saktësisht personin që sapo kishte ndërruar jetë. Ishte thjesht një rastësi?”

#11 Një zë që nuk ekzistonte

“Një mëngjes vere, u zgjova herët dhe shkova në tualet. Nga salloni, dëgjova zërin e vëllait tim duke më bërë një pyetje dhe u përgjigja normalisht. Por kur u ktheva në dhomë, vëllai ishte ende në gjumë. Ai u betua se nuk kishte thënë asgjë.”

#12 Çfarë ndodhi atë natë?

“Zakonisht fle me dritë të ndezur, por një natë vendosa ta fik. U zgjova papritur dhe pashë një burrë me flokë kaçurrela dhe sy të mëdhenj, si një klloun i frikshëm, që më mbante dorën mbi gojë, sikur donte të më mbyste. U përpoqa të bërtisja, por nuk munda të nxirrja asnjë tingull. Vetëm kur kuptova se ishte paralizë e gjumit, trupi im filloi të lëvizë përsëri. Ishte ora 3 e mëngjesit.”

A kanë këto histori një shpjegim logjik apo janë vërtet fenomene paranormale? Pavarësisht përgjigjes, diçka është e sigurt: disa përvoja janë aq të gjalla dhe të frikshme, saqë mbeten të paharrueshme.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

12 Albanians tell paranormal stories they couldn't explain

12 shqiptarë tregojnë histori paranormale që nuk i kanë

Paranormal phenomena are always a topic that excites our curiosity and sometimes leaves us without explanation. Some experiences are simply strange dreams, but there are times when frightening sensations occur when we are awake, making us doubt our reality. Below, some true stories that you shared with Anabel.

#1 A house with a sad past

“In the house where my father lives, the wife of the former owner passed away after a difficult mental period. Every time my brother sleeps there, he feels like someone is watching him. One night, he says he saw a woman in a white dress moving around the room. When I tried to sleep there, a woman appeared in my dream and warned me not to go. For as long as I stayed, I felt a heavy and inexplicable energy.”

#2 When videos reveal the impossible

"One night, my sister was making a video with effects, but what happened left us shocked. A figure suddenly appeared next to her and for a few seconds, it seemed to be moving in the air. Its appearance was unclear, but we all felt an inexplicable fear."

#3 An invisible force lifted me out of bed

"I was lying in bed, conscious, but with my eyes closed. Suddenly, I felt as if my body was being lifted into the air. I tried to move, but I couldn't feel the mattress beneath me. At that moment, I heard my sister's footsteps coming towards the room. As the door opened, I felt my body sink again, and the sheet made a noise as if someone had forcibly moved it. When the light came on, I opened my eyes and experienced a terrifying sensation that I have never been able to explain.

#4 Dreams that warn

“One night, I had a dream where two hands were strangling me. A few days later, I lost the baby because I was pregnant. Shortly after that, my late grandmother appeared in my dream. I don't know if it was a coincidence, but that feeling has never left me.”

#5 A view from another world

“When I started reading the Bible and got baptized, for several nights in a row I felt a girl watching me while I slept. It wasn’t a dream, because I would wake up and keep looking for her in the room. Talking to a pastor, he explained to me that sometimes, when a person gets close to God, the devil tries to scare them. After much prayer, that apparition no longer appeared, but everything seemed like a horror scene, with white and eyes fixed on me.”

#6 When dreams come true

“One night, I saw a man with a devilish smile who wanted to hurt me. The next morning, while walking to school, I was confronted by a man who had the same smile as the one in my dream. I had never seen him before and strangely enough, I never saw him again after that day.”

#7 Unknown voice in the middle of the night

“One night, around 2-3 am, I heard a man’s voice speaking in my ear in a language I didn’t know. This happened for seven months, until I decided to go to a tekke and a church. After that, it happened less often, but it still hasn’t completely disappeared.”

#8 The night I don't want to remember

"I often experience sleep paralysis, but one night it was different. I felt like the room was filled with hundreds of voices whispering next to me. I couldn't move or scream. It was only when I managed to move a little that everything disappeared. It happens to me often and I don't know if there's any way out of this feeling."

#9 A dark shadow

“One day, I was lying on the sofa to sleep. I felt a ‘presence’ near my head. When I opened my eyes, I saw a black shadow shaking the sofa. My mother was also in the room, but I couldn’t make a sound. Finally, she noticed that something was wrong and called me. At that moment, the shadow disappeared.”

#10 When a dog looks at you like a human

"The day a relative of mine died, a dog appeared in our yard. I had never seen that dog before and I didn't even know where it came from. When we tried to get it away, its eyes and facial expression reminded me exactly of the person who had just passed away. Was it just a coincidence?"

#11 A voice that didn't exist

“One summer morning, I woke up early and went to the bathroom. From the living room, I heard my brother’s voice asking me a question and I answered normally. But when I returned to the room, my brother was still asleep. He swore he hadn’t said anything.”

#12 What happened that night?

“I usually sleep with the light on, but one night I decided to turn it off. I woke up suddenly and saw a man with curly hair and big eyes, like a scary clown, holding his hand over my mouth, as if he wanted to suffocate me. I tried to scream, but I couldn’t make any sound. It was only when I realized it was sleep paralysis that my body started moving again. It was 3 am.”

Do these stories have a logical explanation or are they truly paranormal phenomena? Regardless of the answer, one thing is certain: some experiences are so vivid and frightening that they remain unforgettable.