Eja shohim pak Tv

Ky është programi më UËTËFË i momentit?!

Shkruar nga Anabel

21 Shkurt 2025

Ky është programi më UËTËFË i momentit?!

Nëse ironia, sarkazma dhe batutat nuk janë për ty, mbase ky emision nuk është zgjedhja më e mirë. Në UËTËFË SHOW thuhet gjithçka pa dorashka, pa filtra dhe pa synuar patjetër të pëlqehet nga të gjithë. Ky është vendi ku diskutohet gjithçka rreth VIP-ave shqiptarë dhe të huaj, ka vox pop me pyetje nga më të çuditshmet, lojëra, thashetheme dhe – mbi të gjitha – të qeshura pa fund.


Përshëndetje nga ai!

Ja tre fakte për Fatosin:

Ky është programi më UËTËFË i momentit?!


• Pozicioni i tij i preferuar? (për t’u ulur) Ana e djathtë e divanit në studion e UËTËFË-së.
• Sa ndizen kamerat, alter egoja e tij "FATOS THE SUPERSTAR" merr kontrollin; sa fiken, ai është thjesht Tosi nga Lushnja.
• Edhe kur nuk flet, mimikat e tij ndonjëherë thonë më shumë se sa fjalët.

 “Në UËTËFË mund të thuhet çdo gjë!”

Fatosi nuk është moderatori tipik. Vox pop-et e tij mund t’i shohësh njëherë sipër një biçiklete te Liqeni e njëherë mbi shkëmbinjtë e Durrësit. Audienca e tij e preferuar? Nënat – ato vdesin për të! Përveçse komunikon shkëlqyeshëm me fjalë, ai është mjeshtër edhe i mimikave. Nëse po ndodh diçka e madhe, mund ta gjesh në çdo premierë filmi me mikrofonin gati për të marrë lajmin i pari. Ka intervistuar shumë personazhe të njohur, por sipas tij, ky është vetëm fillimi.

Ky është programi më UËTËFË i momentit?!


Top 5 momentet e UËTËFË SHOW

1. Debati i ashpër mes qytetarëve për Gjestin dhe Luizin

  

2. Arbana Osmani deklaron se nuk e sheh më Big Brother-in

  

3. Ina Kollçaku i përgjigjet pyetjeve me spec: Vendi më i çuditshëm ku ka bërë seks?

  4. Çfarë operacionesh plastike kanë bërë VIP-at?

  

5. Pyetën Romeon nëse është në një lidhje të re

  


Çfarë vjen më pas?

Si mund të parashikosh të ardhmen kur UËTËFË SHOW është krejtësisht i paparashikueshëm? Një gjë është e sigurt: Fatosi do të vazhdojë të endet rrugëve duke mbledhur histori dhe duke dëgjuar hallet e njerëzve për Big Brother-in. Ai dhe Megli do të vazhdojnë të merren me jetën e të tjerëve (edhe pse rubrika quhet “Ç’punë kemi ne me ta”). Të ftuar të ndryshëm, lajme ekskluzive, debate në studio me yjet e Andale-s dhe shumë të qeshura – gjithçka vjen në episodet e ardhshme.


Tashmë e dini orarin: Çdo të premte, ora 20:00.


P.S. Mos i tregoni Fatosit, por ai e ka pyetur Heidin nëse është në një lidhje të re apo jo!


Duhet t’i shohësh patjetër!


Nëse e ke humbur episodin e premierës së filmit “Pasaporta”, ke bërë një gabim që duhet ta ndreqësh sa më parë! Përveç kësaj, vox pop-et, debatet në studio dhe momentet më të forta të UËTËFË SHOW nuk duhen humbur.


E dini çfarë? Hyni në kanalin e Andale-s në YouTube, shkoni te playlist-a UËTËFË SHOW dhe shikojini të gjitha.


Mos harroni: Çdo të martë dhe të shtunë janë LIVE në çdo rrjet social të Andale për të komentuar BBVIP!