E djathta ekstreme gjermane feston rezultatin zgjedhor
Për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore, një parti e ekstremit të djathtë ka dalë e dyta në zgjedhjet kombëtare gjermane, një rezultat që do ta mbajë atë jashtë qeverisë, por do ta bëjë një kundërshtar të partive në pushtet.
Alternativa për Gjermaninë, e cila është shndërruar që kur u themelua në vitin 2013 nga një parti e ekonomistëve në një grup pro-rus, anti-imigracioni, parashikohet të ketë fituar mbështetjen e një në pesë gjermanë.
AfD ka pak shanse për t'u bashkuar me qeverinë, por udhëheqësja Alice Weidel la të kuptohej në fjalimin e saj të fitores se ishte vetëm çështje kohe përpara se kjo të ndryshonte.
Zelensky thotë se është i gatshëm të largohet nga presidenca nëse kjo do sillte paqe në Ukrainë
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy tha të dielën se ishte i gatshëm të hiqte dorë nga posti i tij nëse kjo nënkupton paqen në Ukrainë, duke shtuar se ai mund ta shkëmbejë largimin e tij me hyrjen e vendit të tij në aleancën ushtarake të NATO-s.
"Nëse (kjo do të thotë) paqe për Ukrainën, nëse vërtet keni nevojë që unë të largohem nga posti im, unë jam gati," tha një Zelensky.
Legjislacioni ukrainas ndalon mbajtjen e zgjedhjeve gjatë gjendjes së ligjit ushtarak, të cilin Ukraina e shpalli ditën kur Rusia pushtoi në shkurt 2022.
Rusia: “Duam marrëveshje afatgjatë paqeje në Ukrainë, jo një armëpushim të shpejtë nga SHBA”
Rusia dëshiron një marrëveshje afatgjatë paqeje mbi Ukrainën që trajton ato që ajo i konsideron si shkaqet rrënjësore të konfliktit dhe jo një armëpushim të shpejtë të mbështetur nga SHBA, i ndjekur nga një rifillim i shpejtë i luftimeve, tha një diplomat i lartë rus për agjencinë e lajmeve RIA.
Në një intervistë, zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov tha se Moska do një marrëveshjeje me Ukrainën që është afatgjatë.
"Por ... një armëpushim pa një zgjidhje afatgjatë është rruga drejt një rifillimi të shpejtë të luftimeve dhe një rifillimi i konfliktit me pasoja edhe më të rënda, duke përfshirë pasoja për marrëdhëniet ruso-amerikane. Ne nuk e duam këtë.”, tha ai.
Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Papa Françeskut
Vaktikani ka përditësuar gjendjen shëndetësore të Papa Françeskut, duke thënë se vijon të jetë në gjendje kriktike, ndërsa theksohet se ka shfaqur një problem edhe me veshkat.
Sipas Vatikanit, analizat e gjakut që tregojnë “një insuficiencë fillestare, të lehtë, renale, e cila aktualisht është nën kontroll.”
Papa, 88-vjeç, është ende duke kryer “terapinë me oksigjen”, ndërsa vlera e tij e hemoglobinës është rritur pas transfuzionit të gjakut të shtunën.
Ai ndodhet në spital që nga 14 shkurti dhe po trajtohet për pneumoni të dyfishtë dhe bronkit kronik.