News

Iu pezullua emisioni në RTSH: Elona Jaçellari zbulon të vërtetën e pathënë

Iu pezullua emisioni në RTSH: Elona Jaçellari zbulon të

Emisioni “Jetë Shqiptare” i televizionit publik Radio Televizioni Shqiptar ka ndërprerë transmetimin prej dy muajsh pa asnjë shpjegim për publikun. Thuhet se vendimi është marrë pa asnjë paralajmërim gjithashtu edhe për bashkëautoren dhe bashkëmoderatoren e programit, Elona Jaçellari, e cila ka bërë një deklaratë në rrjetet e saj sociale.

Iu pezullua emisioni në RTSH: Elona Jaçellari zbulon të
Andri Xhahu dhe Elona Jaçellari në moderim të emisionit "Jetë shqiptare"

“Sot mes nesh dua të ndaj një mesazh të rëndësishëm të shkeljes së dinjitetit tim profesional dhe njerëzor. E gjendur në situatën ku prej dy muajsh jam e papunë në rrethana nga më absurdet dhe çnjerëzoret, zgjodha të flas përballë kësaj padrejtësie, edhe pse përgjithësisht në situata të tilla zgjedh të hesht, të marr mësimin edhe të vazhdoj përpara,” nisi Jaçellari deklaratën e saj.

Gazetarja zbuloi më tej se më 31 dhjetor të vitit 2024, përmes burimeve të treta, ajo u lajmërua se drejtoresha e RTSH-së, Aurora Polo, vendosi pezullimin e menjëhershëm dhe të paparalajmëruar të emisionit të saj, “Jetë Shqiptare”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Elona Jaçellari (@elonajacellari)

Jaçellari vijoi të shpjegonte se përtej këtij ‘pezullimi të padrejtë’, drejtoresha Polo i bëri dhe premtime për vijimësinë e punësimit të saj në RTSH, të cilat edhe 2 muaj pas pezullimit të 31 dhjetorit, ende nuk janë mbajtur.

Anabel kontaktoi me Elona Jaçellarin, e cila na informoi më gjerësisht lidhur me reagimin e saj publik. Gazetarja u shpreh se edhe pse emisioni “Jetë Shqiptare” ishte më i ndjekuri në të gjithë televizionin, drejtoresha e RTSH-së mori vendimin e ndërprerjes së kontratës në periudhën e rishikimit të saj, që ishte saktësisht muaji dhjetor i 2024-ës.

Ndërkohë, sipas vendimeve të Këshillit Drejtues të RTSH-së, është miratuar vendimi më 30 shtator të vitit 2024 se programacioni i televizionit duhet të vazhdojë rregullisht dhe i pandryshuar deri në muajin korrik të vitit 2025. 

Mos humbisni edhe

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Her show on RTSH was suspended: Elona Jaçellari reveals the untold truth

Iu pezullua emisioni në RTSH: Elona Jaçellari zbulon të

The public television show "Jetë Shqiptare" (Albanian Life) has been off the air for two months without any explanation to the public. The decision was reportedly made without any warning to the program's co-author and co-host, Elona Jaçellari, who made a statement on her social media.

Iu pezullua emisioni në RTSH: Elona Jaçellari zbulon të
Andri Xhahu and Elona Jaçellari in moderation of the show "Albanian Life"

"Today, I want to share an important message among us about the violation of my professional and human dignity. Found in the situation where I have been unemployed for two months in the most absurd and inhumane circumstances, I chose to speak out in the face of this injustice, even though generally in such situations I choose to remain silent, learn my lesson and move forward," Jaçellari began her statement.

The journalist further revealed that on December 31, 2024, through third-party sources, she was notified that the director of RTSH, Aurora Polo, decided to immediately and unannouncedly suspend her show, "Jetë Shqiptare".

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Elona Jacellari (@elonajacellari)

Jaçellari continued to explain that beyond this 'unfair suspension', Director Polo also made promises about the continuation of her employment at RTSH, which, even 2 months after the suspension on December 31, have still not been kept.

Anabel contacted Elona Jaçellari, who informed us more about her public reaction. The journalist stated that even though the show "Jetë Shqiptare" was the most watched on all television, the director of RTSH made the decision to terminate the contract during its review period, which was precisely December 2024.

Meanwhile, according to the decisions of the RTSH Steering Council, a decision was adopted on September 30, 2024 that television programming should continue regularly and unchanged until July 2025.