Çdo vit, kompania amerikane Pantone shpall nuancën që pritet të dominojë botën e modës, veshjet tona dhe tendencat e bukurisë. Nuanca që Pantone e shpalli së fundmi si ngjyra e vitit 2025 është Mocha Mousse dhe tashmë kjo nuancë kafe tregoi se do të gjejë lehtësisht vendin e saj në përditshmërinë tonë.
Kjo nuancë e ngrohtë, por e ëmbël, ka vënë në qendër të vëmendjes ngjyrën kafe, në të gjithë spektrin e saj.
Në fakt, nuk është rastësi që kafeja, falë elegancës së saj të sofistikuar dhe aftësisë për të nxjerrë një ndjenjë ngrohtësie, është vendosur si një nga ngjyrat kryesore të sfilatave më të fundit të modës.
Dhe ndërsa në të kaluarën kemi parë nuancat kafe të lëna në hije nga tonalitete të tjera neutrale si e zeza apo bluja, këtë vit popullariteti i ngjyrës kafe është rritur shumë. Sipas të dhënave nga shumica e shtëpive të modës, nuanca e ngjyrave që binte më shumë në sy ishte kafeja çokollatë. Që nga sezoni i kaluar, nuanca e errët është shfaqur në një mori koleksionesh, ndërsa ky trend i veshjeve ka vazhduar edhe në sezonin aktual.
Disa sugjerime:
Burimi: Marie Claire