Si jetojmë

Hiqni dorë! 5 veprime që bëni në avion dhe bezdisin stjuardesat

Shkruar nga Anabel

25 Shkurt 2025

Hiqni dorë! 5 veprime që bëni në avion dhe bezdisin

Ka diçka magjike në udhëtimet me avion. Që nga momenti që kaloni kontrollin në aeroport deri te ngritja dhe pamja nga dritarja, çdo fluturim është një përvojë që kombinon padurimin e udhëtimit me ndjenjën e aventurës.

Megjithatë, nuk janë të gjithë udhëtarët të njëjtë. Ka nga ata që do të rrinë qetë në vendin e tyre, duke pritur uljen në destinacion, ndërsa ka dhe të tjerë që mund të testojnë durimin e stjuardesave.

Por, cilat janë ato gjëra që bëjmë – ndoshta pa dashje – që mund të acarojnë një stjuardesë?

Prekja pa dëshirën e saj

Ashtu siç askush nuk do të donte të prekej nga ti në tokë, as një stjuardesë nuk do të donte që ndonjë pasagjer ta prekte, ta shtynte ose t’i bënte ndonjë gjest. Një “më falni” mund të funksionojë shumë më mirë. Gjithashtu, nuk ka nevojë të tundësh mbeturinat në fytyrën e një stjuardese derisa ajo t’i mbledhë ato. Kjo është shumë e bezdisshme.

Të kërkosh ujë menjëherë pas hipjes në avion

Hipja në avion mund të jetë kaotike si për ty, ashtu edhe për ekuipazhin. Megjithatë, anëtarët e ekuipazhit kanë disa detyra të rëndësishme sigurie për të kryer, kështu që është më mirë të mos kërkosh një gotë ujë gjatë kësaj periudhe, nëse nuk e ke vërtet të nevojshme.

Të shtypësh butonin dhe t’i thërrasësh çdo dy minuta

Përdore butonin në mënyrë të duhur. Nuk ka nevojë të sillni një anëtar të ekuipazhit vazhdimisht para teje pa ndonjë arsye të veçantë.

Të shtrihesh

Shtrirjet dhe shplodhja janë të rëndësishme për një fluturim me distanca të gjata. Thjesht sigurohu që ta bësh këtë në kohën e duhur dhe në vendin e duhur dhe jo duke bllokuar rrugën për stjuardesat që duan të kryejnë punën e tyre.

Të mos thuash faleminderit

Herën tjetër që të dalësh nga një avion, merr një moment për të menduar të gjitha ato që ka bërë ekuipazhi për ty gjatë fluturimit dhe thuaj një “faleminderit” të thjeshtë. Nuk kushton asgjë.