Anabelizim

Shqiptarët tregojnë thashethemet më të tmerrshme që kanë dëgjuar në lagjen e tyre

Shkruar nga Anabel

25 Shkurt 2025

Shqiptare?t tregojne? thashethemet me? te? tmerrshme qe? kane? de?gjuar

Në çdo lagje shqiptare, fjalët shkojnë më shpejt se era. Nga dashuritë e ndaluara, tek fqinjtë e pabesueshëm dhe sekretet që të gjithë i dinë, por askush nuk i thotë hapur – këto janë disa nga historitë më të habitshme që shqiptarët kanë dëgjuar në lagjen e tyre.

1. Hakmarrja që nuk pritej: dera e lyer me…

Një fqinj vendosi të shprehë mllefin e tij në mënyrën më primitive të mundshme: i leu derën fqinjit me jashtëqitje. E gjitha mbeti një mister - çfarë mund ta kishte acaruar aq shumë sa të bënte diçka kaq ekstreme?

2. Vajza 15-vjeçare largohet për një të panjohur në Facebook

Një vajzë adoleshente nga Tirana vendosi të linte gjithçka dhe të nisej natën drejt Shkodrës për të takuar të dashurin 22-vjeçar, të njohur në rrjete sociale. Pas dy ditësh, familja e gjeti, por ajo refuzoi të kthehej. Djali jetonte në një çadër dhe lypte në rrugë për bukën e gojës, por as kjo nuk e ndali.

3. Nënë për një jetë, por jo për një natë: iku me të dashurin, la burrin dhe fëmijët

Një ditë, fqinjtë panë që një grua nga lagjja u zhduk pa lënë gjurmë. Burri i saj i hutuar dhe fëmijët e trishtuar nuk e kuptonin ç’ndodhi, derisa u mor vesh e vërteta: ajo kishte ikur me të dashurin e saj të fshehtë dhe nuk ishte kthyer më.

4. Skema e dështuar e vjedhjes së shtëpisë

Një çift mendoi se do të bënte para të lehta duke inskenuar një grabitje në shtëpinë e tyre. Gruaja, bashkë me të dashurin, morën gjithçka të vlefshme dhe e bënë të dukej sikur ishin sulmuar nga hajdutët. Por, harruan një detaj të vogël: lagjja ishte e mbushur me kamera sigurie. Kur policia pa pamjet, gjithçka doli në shesh. Për çudinë e të gjithëve, burri i tradhtuar i denoncoi, por sërish nuk u divorcua.

5. Nga njeriu i mirë te tragjedia e tmerrshme

Një burrë 50-vjeçar vrau vëllanë dhe më pas veten. Mediat e paraqitën si një njeri të lig, por fqinjët e njihnin ndryshe: një person zemërgjerë, që kishte kaluar një depresion të thellë. Ai u shpreh se vëllai i kishte shkatërruar jetën dhe familjen, e një ditë më pas ndodhi tragjedia.

6. Martesa që zgjati vetëm 24 orë

Një vajzë u martua me një dasmë të madhe, me mbi 200 të ftuar. Por mëngjesin tjetër, u kthye në shtëpi, e refuzuar nga burri dhe familja e tij. Arsyet mbeten mister, por për një kohë të gjatë lagjja vetëm për këtë fliste.

7. Një histori e ndaluar: mbesa dhe burri i tezes

Një vajzë nisi një lidhje të fshehtë me burrin e tezes. Kur burri i saj e mësoi, jo vetëm që e la, por e çoi tek i ati duke ia dorëzuar si një problem familjar. Ndërkohë, lagjja nuk lodhej së komentuari këtë histori dhe shumë e krahasuan me një video të njohur të një nusjeje që u kap në flagrancë me dikë tjetër, ndërkohë që burri ishte në kurbet.

8. Divorci në moshën 75-vjeçare për ‘mos përputhje karakteri’

Pas një jete të tërë së bashku, një çift i moshuar vendosi të ndahej. Burri mbajti shtëpinë, ndërsa gruaja u shpërngul te fëmijët. Kur fqinjët e pyetën pse, ata thanë se thjesht nuk përputheshin më si karaktere. Çfarë ndryshimi pas 50 vitesh martesë!

9. Historia e dashurisë që tronditi vitin ‘97

Një burrë dhe një grua, të dy të martuar e me fëmijë, u dashuruan gjatë trazirave të ’97-ës. Ata lanë familjet e tyre dhe u bashkuan, por pasojat ishin të rënda. Plasi kallashi në lagje, ish-burri i gruas emigroi dhe nuk u kthye më, ndërsa ajo jetoi për ca kohë me dashnorin dhe vajzën e saj. Më vonë, çifti i ri u largua nga Shqipëria për një jetë të re.

10. Shtatzënë në moshën 13-vjeçare, jeta që u shkatërrua nga thashethemet

Një vajzë e lagjes mbeti shtatzënë në moshën 13-vjeçare. Askush nuk e ndihmoi, përkundrazi, u etiketua si “vajza e dalë nga kontrolli”. Edhe pse e rriti fëmijën e saj, kurrë nuk arriti të rimerrte respektin e komunitetit. Sot, sa herë dikush e sheh, thjesht tund kokën me keqardhje.

11. Gruaja që martoi vajzën me të dashurin e saj dhe jetoi e lumtur me të dy

Një grua vendosi të martonte vajzën e saj me të dashurin e vet. Dhe historia nuk mbaron këtu: ajo vazhdoi ta kishte atë afër sa herë donte, duke jetuar një jetë të lumtur të tre së bashku. Lagjja, natyrisht, nuk fliste për gjë tjetër.

12. Një 9-vjeçare që u bë nënë dhe askush nuk reagoi

Një vajzë 9-vjeçare kishte një bebe dhe e hodhi në mbeturina. Lagjja dhe shkolla e morën vesh, por askush nuk bëri asgjë. Ajo vazhdoi jetën e saj si të mos kishte ndodhur kurrë. Sot është e martuar dhe jeton në Itali, por askush nuk harron atë histori.

13. Komshia që u zbulua si tutore e një shtëpie publike

Një fqinje që të gjithë e njihnin si një grua e qetë dhe e sjellshme u arrestua si organizatore e një shtëpie publike. Askush nuk e priste, por kur doli lajmi, lagjja u nda në dy grupe: ata që nuk e besonin dhe ata që thoshin “gjithmonë e kam ditur që diçka nuk shkonte me të”.

Nëse menduat ndonjëherë se lagjja juaj ka histori të çuditshme, mendohuni përsëri. Shqipëria nuk ka nevojë për telenovela latine – drama reale që ndodhin përditë janë më të pabesueshme se çdo skenar filmi!

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.