Bota

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Shkruar nga Anabel

26 Shkurt 2025

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Ukraina dhe SHBA bien dakord për marrëveshjen e mineraleve

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara arritën një marrëveshje ekonomike që do të përfshinte shfrytëzimin e mineraleve të Ukrainës, sipas tre zyrtarëve të lartë ukrainas.

Një nga zyrtarët, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se Kievi shpreson se marrëveshja do të përmirësonte marrëdhëniet e tij me Uashingtonin dhe do të siguronte mbështetje afatgjatë nga SHBA për të cilën Ukraina ka nevojë urgjente.

Ata shtuan se janë duke u organizuar që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, të udhëtojë në Uashington për të takuar Presidentin e SHBA Donald Trump.

Gjendje shëndetësore e Papa Françeskut: “Kritike, por e qëndrueshme”

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Vatikani ka bërë të ditur në përditësimin e fundit gjendjen shëndetësore të Papa Françeskut e cila mbetet kritike, por e qëndrueshme.

Po ashtu, sqarohet se nuk janë shënuar episode të reja akute respiratore, ndërsa parametrat e tij hemodinamikë vazhdojnë të jenë stabël.

Në mbrëmje, Ati i Shenjtë iu nënshtrua një skaneri të planifikuar për të monitoruar evolucionin e pneumonisë bilaterale, por rezultatet e tij nuk janë bërë ende publike.

Megjithatë, nuk është dhënë ende një përfundim zyrtar mbi gjendjen e tij pulmonare, pasi situata është ende nën monitorim.

BE heq sanksionet gjithëpërfshirëse të energjisë dhe transportit ndaj Sirisë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Ministrat e Jashtëm të BE-së vendosën të hënën të pezullojnë një sërë sanksionesh të gjera kundër Sirisë për të ndihmuar rimëkëmbjen dhe rindërtimin ekonomik të vendit pas gati 14 vitesh luftë civile.   

Këshilli vendosi të heqë pesë subjekte financiare nga lista e subjekteve që i nënshtrohen ngrirjes së fondeve dhe burimeve ekonomike dhe të lejojë që fondet dhe burimet ekonomike të vihen në dispozicion të Bankës Qendrore të Sirisë.   

BE-ja ka pezulluar gjithashtu masat sektoriale në sektorët e naftës, gazit, energjisë elektrike dhe transportit dhe ka vendosur përjashtime nga ndalimi i marrëdhënieve bankare midis bankave dhe institucioneve financiare siriane në BE për të lehtësuar transaksionet për qëllime humanitare dhe rindërtuese, si dhe për sektorët e energjisë dhe transportit.   

Bisedimet për qeverinë gjermane, koalicioni më i mundshëm ai mes CDU/CSU dhe SPD

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Grupet Parlamentare gjermane planifikojnë të takohen për të diskutuar mbi koalicionet e mundshme pas zgjedhjeve.

Friedrich Merz, i cili ka shumë gjasa të jetë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, ka thënë se synon ta formojë qeverinë e re përpara pashkëve që janë në prill.

Bashkimi më i mundshëm deri tani duket se do të jetë mes CDU së Merz dhe simotrës bavareze CSU, me partinë e qendrës së majtë SPD.

Kreu i SPD është treguar i hapur për bashkëpunim, ndërsa ka paralajmëruar Merz se do të ndalojë retorikën përçarëse të javëve të fundit.