
Numri i të vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi në Itali shkoi nga 97 në 463 dhe kryeministri Giuseppe Conte e përshkroi situatën si “orën më të errët” të vendit.
Numri i të infektuarve u rrit gjithashtu dhe për momentin numërohen 9,172 të infektuar, nga 7,375 të dielën.
Italia rezulton si vendi me përhapjen më të gjerë të koronavirusit pas Kinës. Rastet janë përhapur në 20 rajone të Italisë.

Më herët, situata përshkallëzoi në burgjet e vendit. Raportohen 6 viktima nga trazirat nëpër burgje. Problemet e para filluan në qytetin verior Modena fill pasi të burgosurve të burgut Sant’Anna iu tha se ishin anuluar vizitat.
Në burgun San Vittore në Milano, të burgosurit i vunë zjarrin një prej kateve të objektit dhe arritën të ngjiteshin në çati dhe të protestonin nga aty.


Në një burg në Foggia rreth 20 të burgosur arritën të arratiseshin gjatë protestave, por pjesa më e madhe e tyre u kap nga policia. Trazira pati edhe në burgjet e Napolit dhe Romës.
Këtë të hënë, kryeministri tha se “Italia do ta kapërcejë këtë situatë nëse njerëzit zbatojnë rregullat”.
Masat strikte kufizojnë lëvizjen në zonat veriore dhe pritet të zgjasin deri më 3 prill.
Burimi: BBC