Bota

Videoja e Donald Trump për Gazën shokon njerëzit

Shkruar nga Anabel

26 Shkurt 2025

Videoja e Donald Trump për Gazën shokon njerëzit

Donald Trump ka publikuar një video të çuditshme të krijuar nga inteligjenca artificiale në platformën e tij Truth Social. Në video shfaqet vizioni i Trump për Gazën sipas planit që ka propozuar.

Pamjet, të cilat Trump i publikoi pa dhënë asnjë koment, tregojnë territorin e shkatërruar nga lufta, përpara se të shfaqet një nënshkrim: "Gaza 2025... Çfarë vjen më pas?"

Videoja e Donald Trump për Gazën shokon njerëzit

Videoja pastaj tregon zonën të transformuar me plazhe ekzotike, kulla të larta si ato të Dubait, jahte luksoze dhe njerëz që festojnë. Gjithashtu përfshin një kullë "Trump Gaza" dhe një statujë gjigante të artë e presidentit të SHBA-së, si edhe disa versione miniaturë që shiten në një dyqan suveniresh.

Videoja e Donald Trump për Gazën shokon njerëzit

Një fëmijë shfaqet duke ecur në rrugë dhe mban në dorë një tullumbace me kokën e Trump-it. Ky i fundit duket gjithashtu duke vallëzuar me një kërcimtare në bar, duke bërë plazh dhe pirë kokteje pranë një pishine me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

Videoja e Donald Trump për Gazën shokon njerëzit

Videoja e Donald Trump për Gazën shokon njerëzit

Videoja e Donald Trump për Gazën shokon njerëzit

Elon Musk shfaqet disa herë - duke ngrënë humus në një plazh, ndërsa valltarë me mjekra performojnë mbi rërë. Musk duket gjithashtu duke hedhur para në ajër për njerëzit.

Videoja e Donald Trump për Gazën shokon njerëzit

Videoja e Donald Trump për Gazën shokon njerëzit

Në sfond dëgjohet një këngë: “Donald po vjen t’ju çlirojë, po sjell dritën që të shihni, nuk ka më frikë: Trump Gaza është më në fund këtu. Trump Gaza po shkëlqen, një e ardhme e artë, një jetë e re. Shijoje dhe kërce, marrëveshja është bërë, Trump Gaza numri një.”

Sky News ka zbuluar se videoja është shpërndarë për herë të parë online në fillim të shkurtit nga llogari që nuk duket të kenë ndonjë lidhje me Shtëpinë e Bardhë.

Njerëzit në internet kanë reaguar për videon e publikuar. “E urrej. E dua presidentin tonë, por kjo video është e tmerrshme,” shkroi dikush. “Nuk mendoj se është për të qeshur. Më vjen keq! Çfarë s’po kuptoj? Shpresoj të jetë një shaka, një shaka e keqe,” tha një tjetër.

Më herët këtë vit, Trump deklaroi se dëshiron të zhvendosë dy milionë palestinezë që jetojnë në Gaza në vendet fqinje arabe dhe ta shndërrojë vendin në një “rivierë të Lindjes së Mesme”. Ai tha se SHBA duhet të marrë kontrollin e Rripit të Gazës dhe se Amerika “do të jetë përgjegjëse për çmontimin e të gjitha bombave të rrezikshme dhe armëve të tjera të paplasura”.

Shtëpia e Bardhë e përshkroi propozimin si "vizionar," por u cilësua si një "pastrim etnik" i palestinezëve. Egjipti, Jordania dhe Arabia Saudite, që si shtete arabe mbështesin çështjen palestineze, e kanë kundërshtuar planin e Trump.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by President Donald J. Trump (@realdonaldtrump)