Lifestyle

Historia e dikujt që bullizoi: “Pyes veten, pse e bëra?”

Historia e dikujt që bullizoi: “Pyes veten, pse e bëra?”

Shpesh dëgjojmë histori nga ata që kanë qenë viktima të bullizmit. Por si është historia nga ana tjetër e medaljes? Një nënë ndan përvojën e saj. Milly erdhi në shtëpi duke qarë. Një vajzë në shkollë i kishte thënë se ishte e shëmtuar dhe e neveritshme. Nëna e saj, e tronditur dhe e zemëruar, nuk mund ta kuptonte se si një fëmijë mund të fliste ashtu me një vajzë tjetër. Por mes zemërimit, pati edhe një moment reflektimi për vajzën që e kishte bullizuar Milly-n. Sepse edhe ajo vetë kishte qenë dikur një bullizuese.

Nuk ishte eksperte në psikologjinë e fëmijëve, nuk kishte diploma në këtë fushë dhe nuk drejtonte ndonjë organizatë që merrej me mbrojtjen e fëmijëve nga bullizmi. Por diçka e dinte: si mendonin dhe ndiheshin bullizuesit. Çfarë i shtynte të sillesin në atë mënyrë. Dhe në një kohë kur rastet e vetëvrasjeve tek të rinjtë po rriteshin, kur gjithnjë e më shumë fëmijë raportonin se po bullizoheshin në shkollë dhe online, kur ligjet dhe programet e pafundme dukeshin të pafuqishme për të ndaluar këtë fenomen, lindte një pyetje e rëndësishme:

A kishte ardhur koha të ndryshohej qasja? A ishte e nevojshme të kuptohej më mirë bullizuesi, në vend që gjithçka të përqendrohej vetëm te dënimi i tij?

Historia e dikujt që bullizoi: “Pyes veten, pse e bëra?”

Kur ishte në moshën e Milly-t, ajo vetë ishte dërguar në një kamp veror gjatë pushimeve shkollore. Prindërit e saj nuk kishin mungesë kohe për t’u kujdesur për të, por nuk ishin as familja më e afërt e mundshme. Në shtëpinë e saj, fëmijët shpesh ndiheshin si një barrë. Nëna e saj nuk kishte dashur të hiqte dorë nga karriera për të pasur fëmijë. Prindërit kishin një jetë të mbushur me shoqëri dhe festa, por jo shumë momente të dedikuara për të ndërtuar kujtime familjare. Kur ishte vetëm një vjeçe, prindërit e kishin lënë te gjyshja për gjashtë javë, ndërsa ata shkonin me pushime. Pikërisht gjyshja, jo prindërit, kishte parë hapat e saj të parë.

Dërgimi në kamp ishte kthyer në një normë, edhe pse ajo dhe vëllai i saj dëshironin thjesht të ndjenin se prindërit kujdeseshin për ta. Në ditën e parë të kampit, të gjithë fëmijët u ndanë në klasa të ndryshme. Ajo nuk njihte askënd përveç vëllait të saj, i cili ndodhej në një grup tjetër. Në klasën e saj, mes fëmijëve ishte një vajzë në karrocë me rrota. Nuk kishte parë kurrë dikë në një karrocë më parë. Ndërsa mësuesja po shpjegonte një lojë të thjeshtë për fëmijët, një ndjenjë e çuditshme dhe e turpshme e pushtoi.

Me një zë të ulët, por të mprehtë, i tha vajzës në karrocë:

“Nuk mund të bësh asgjë nga këto. Nuk mund as të ngrihesh në këmbë. Ç’punë ke ti këtu?”

Edhe tani, kujtimi i asaj skene i shkakton neveri. Nuk mund ta imagjinonte se si ishte ndjerë ajo vajzë, e cila ndoshta ishte përballur me fjalë të tilla gjatë gjithë jetës së saj. Por sot, duke reflektuar, arrin të kuptojë pse e kishte bërë atë gjë. Nuk ishte urrejtje. Ishte një mënyrë primitive e një fëmije për të përballuar dhimbjen dhe konfuzionin e vet. Ishte një reagim i pavetëdijshëm për të “shkarkuar” ndjenjat e saj negative duke lënduar dikë tjetër, dikë që dukej më i dobët.

Mësuesja e dëgjoi dhe e ndëshkoi menjëherë. E dërgoi të ulej vetëm, jashtë klasës. Por ky ndëshkim nuk ndryshoi asgjë. E bëri të ndihej edhe më e turpëruar, më e zemëruar dhe më e hutuar. Ndjenja e përjashtimit vetëm sa i ushqeu më tej sjelljet e saj agresive, të cilat vazhduan për vite me radhë. Ky nuk ishte një justifikim. Nuk kishte asnjë justifikim për sjelljen e saj. Por kishte një arsye. Dhe ndoshta, nëse dikush do ta kishte pyetur atëherë pse ishte sjellë ashtu, nëse dikush do të ishte përpjekur të kuptonte çfarë e kishte shtyrë të bullizonte, gjërat mund të kishin qenë ndryshe.

Sot, prindërit ankohen se askush nuk i dëgjon. Mësuesit kthejnë kokën në anën tjetër. Policia thotë se nuk ka çfarë të bëjë. Dhe fëmijë të pafajshëm po humbasin jetën çdo ditë. Deri tani, i gjithë fokusi (me shumë të drejtë) ka qenë tek viktimat - si të mbrohen, si të bëhen më të fortë, si të përballojnë dhimbjen. Por çfarë ndodh me bullizuesit? A nuk është koha të shkojmë më thellë dhe të kuptojmë rrënjët e këtij fenomeni, në vend që të përpiqemi vetëm të shërojmë plagët që lë pas?

Ndoshta pyetja më e rëndësishme që duhet t’u bëjmë bullizuesve nuk është: “Pse e bëre këtë?”

Por:
“Kush, ose çfarë, të ka lënduar ty?”

Burimi: Kidspot

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

The story of someone who bullied: "I ask myself, why did I do it?"

Historia e dikujt që bullizoi: “Pyes veten, pse e bëra?”

We often hear stories from those who have been victims of bullying. But what about the other side of the coin? A mother shares her experience.
Milly came home crying. A girl at school had told her she was ugly and disgusting. Her mother, shocked and angry, could not understand how a child could talk to another girl like that. But amidst the anger, there was also a moment of reflection about the girl who had bullied Milly. Because she herself had once been a bully.

She was not an expert in child psychology, had no degree in the field, and did not run an organization that protected children from bullying. But she knew something: how bullies thought and felt. What drove them to behave the way they did. And at a time when suicide rates among young people were rising, when more and more children were reporting being bullied at school and online, when endless laws and programs seemed powerless to stop this phenomenon, an important question arose:

Was it time to change the approach? Was it necessary to better understand the bully, instead of focusing solely on punishing him?

When she was Milly's age, she herself had been sent to summer camp during school holidays. Her parents had no shortage of time to care for her, but they weren't the closest family possible either. In her home, children often felt like a burden. Her mother hadn't wanted to give up her career to have children. Her parents had a life full of socializing and parties, but not many moments dedicated to building family memories. When she was just one year old, her parents had left her with her grandmother for six weeks while they went on holiday. It was her grandmother, not her parents, who had seen her take her first steps.

Being sent to camp had become the norm, even though she and her brother just wanted to feel that their parents cared about them. On the first day of camp, all the children were divided into different classes. She didn’t know anyone except her brother, who was in a different group. In her class, among the children was a girl in a wheelchair. She had never seen anyone in a wheelchair before. As the teacher was explaining a simple game to the children, a strange and embarrassing feeling came over her.

In a low but sharp voice, he said to the girl in the carriage:

"You can't do any of this. You can't even stand up. What are you doing here?"

Even now, the memory of that scene disgusts him. He couldn't imagine how that girl, who had probably been faced with such words her entire life, must have felt. But today, reflecting, he comes to understand why she had done that. It wasn't hatred. It was a primitive way for a child to cope with her pain and confusion. It was an unconscious reaction to "release" her negative feelings by hurting someone else, someone who seemed weaker.

The teacher heard her and punished her immediately. She sent her to sit alone, outside the classroom. But this punishment didn't change anything. It made her feel even more ashamed, angry, and confused. The feeling of exclusion only fueled her aggressive behavior, which continued for years. This was not an excuse. There was no excuse for her behavior. But there was a reason. And maybe, if someone had asked her then why she had behaved the way she did, if someone had tried to understand what had driven her to bully, things might have been different.

Today, parents complain that no one listens to them. Teachers look the other way. The police say there's nothing they can do. And innocent children are losing their lives every day. Until now, all the focus (and rightly so) has been on the victims - how to protect themselves, how to become stronger, how to cope with the pain. But what about the bullies? Isn't it time we went deeper and understood the roots of this phenomenon, instead of just trying to heal the wounds it leaves behind?

Perhaps the most important question we should ask bullies is not: “Why did you do that?”

But:
"Who, or what, hurt you?"

Source: Kidspot