Çmendeni pas Big Brother-it, s’doni t’jua përmendë njeri me gojë, apo thjesht e shihni se s’keni ç’bëni, biem të gjithë dakord se ky spektakël ka një ndikim të madh në përditshmërinë tonë.
Një prej këtyre ndikimeve janë dhe këngët (kryesisht shqiptare) që na risjellin banorët në kujtesë, qoftë për të promovuar muzikën e tyre, a rastësisht prej materialeve për meme që na sigurojnë. Ja një listë me këngët që janë (ri)bërë virale këtë vit prej ‘Big Brother’-it:
1. Gjesti – “Alo”
Edhe pse “Alo” bëri bujë që me publikimin e saj në vitin 2021, protagonizmi i Gjestit në këtë edicion të Big-ut, pa dyshim do të sillte një rikthim të materialeve të tij muzikore.
2. Gjesti – “Princesh”
Pa u larguar ende nga Gjesti, “Princesh” ishte nga ato këngë të tijat që pati fatin që të fillojë të luhet sërish pa fund e ta kishim të pashmangshme të mos e dëgjonim në editime të videove të tij brenda shtëpisë, apo nëpër story-t e miqve nëpër rrjete sociale.
3. Jozef Pervorfi – “Unaza”
Nëse menduat se kaluam tek promovimi që duhet t’i bënte Jozi këngëve të tij, e keni gabim, po flasim për një tjetër Jozef. “Unaza” ishte një këngë që Jozi ia këndonte shpesh nuses së tij brenda shtëpisë, Loredanës, që shpejt u bë virale dhe në TikTok.
4. Fisnikët – “Zotëria juaj”
Nga cikli i të kënduarit këngët e të tjerëve, s’mund të ketë mbetur njeri pa e parë momentin e sikletshëm kur Jozi zgjedh të këndojë ca rreshta të Fisnikëve kur u shpreh se çfarë strategjie kishte që t’i prishte mendjen vjehrrit të tij për dorën e Loredanës.
View this post on Instagram
5. Ledri Vula – “Oj oj oj”
Kjo mund të jetë me gjasë kënga që dhe po pyetët personin më të papërditësuar rreth showbiz-it, do ta dijë se për çfarë bëhet fjalë e madje do çohet të bëjë ‘kërcimin’ e Xumit. E urreni, apo ju duket argëtuese, s’e mohoni dot se e keni patur në mendje herë pas herë një ‘oj, oj, oj, m'çmende moj, m'çmende moj’ në momente të rastësishme të ditës.
View this post on Instagram
6. Mozzik dhe Getinjo – “Mushnu men” nga "El Chapo"
Dhe kjo një këngë e publikuar që para 4 vitesh, pati një rikthim prej banorëve të “BBVA”. Po ta kërkoni në YouTube, nuk do të shikoni mendime për këngën, por vetëm komente të tipit: “Kush tjetër është këtu prej Gjestit?”. Dhe shumë veta, mesa duket.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.