Bota

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Shkruar nga Anabel

27 Shkurt 2025

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Izraeli liron të burgosurit ndërsa Hamasi dorëzon trupat e katër pengjeve

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Izraeli liroi qindra të burgosur palestinezë pasi Hamasi i dorëzoi trupat e katër pengjeve në Kryqin e Kuq herët të enjten.

Izraeli tha se pengjet u dorëzuan me ndihmën e ndërmjetësve egjiptianë përmes një kalimi izraelit dhe konfirmoi se një proces identifikimi ka filluar.

Në të njëjtën kohë, një autokolonë e Kryqit të Kuq që mbante dhjetëra të burgosur palestinezë të liruar u largua nga burgu Ofer i Izraelit drejt qytetit të Beitunia të Bregut Perëndimor, ku u mblodhën turma familjesh, miqsh dhe mbështetësish të të liruarve.

Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj Bashkimit Europian

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Presidenti amerikan Donald Trump mbajti mbledhjen e parë të kabinetit të mandatit të tij të dytë të mërkurën, ku u zotua të vendosë tarifa 25% ndaj Bashkimit Europian dhe pretendoi se blloku ishte "formuar për të dëmtuar SHBA-në".

Nuk është hera e parë që Trump kërcënon BE-në me tarifa. Javën e kaluar, presidenti republikan tha se "BE ka qenë shumë e padrejtë" ndaj Shteteve të Bashkuara dhe u zotua të vendosë tarifa për importet e makinave, farmaceutikët etj.

Duke folur në mbledhjen e kabinetit, ai theksoi se SHBA-të ndjehen të shfrytëzuara.

Zelensky do të takohet me Trump në Uashington për të nënshkruar marrëveshjen për mineralet

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të takohet me presidentin e SHBA-së, Donald Trump në Uashington të premten për të nënshkruar një marrëveshje për ndarjen e burimeve minerale të vendit të tij, tha Trump.

Zelensky e ka përshkruar marrëveshjen dypalëshe si paraprake dhe tha se ai dëshiron dakordësime të mëtejshme që përfshijnë mbrojtjen e SHBA-së për të penguar agresionin rus.

Por, Trump përjashtoi mundësinë që Ukraina të bëhet anëtare e NATO-s, një nga ambiciet e Zelensky-t.

Përmirësohet gjendja shëndetësore e Papa Françeskut

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Gjendja shëndetësore e Papa Françeskut është përmirësuar gjatë 24 orëve të fundit. Sipas buletinit mjekësor të publikuar nga Vatikani, insuficienca e lehtë renale, e vërejtur ditët e kaluara, është tejkaluar.

Një skanim i mushkërive (TAC), i kryer mbrëmë, ka treguar një ndryshim normal të gjendjes inflamatore pulmonare. Po ashtu, analizat e gjakut të realizuara kanë konfirmuar përmirësimin e vërejtur një ditë më parë.

Papa Françesku vazhdon oksigjenoterapinë dhe nuk ka shfaqur kriza të tipit astmatik. Gjithashtu, ai po vijon fizioterapinë respiratore. Megjithëse është shënuar një përmirësim i lehtë, prognoza mbetet e rezervuar.