Marredhenie

Nëse gjithçka po shkonte mirë në marrëdhënien tënde dhe papritur u ftoh, ke hasur këtë fenomen

Shkruar nga Anabel

27 Shkurt 2025

Nëse gjithçka po shkonte mirë në marrëdhënien

Dikur e njihnim si “zhdukja e ngadaltë”, por tani ky fenomen ka marrë një emër të ri: “avoidant discard”. Dhe po, tingëllon si diçka që të duhet një ilaç me recetë për ta trajtuar. Nëse nuk je njohur ende me këtë term, bëhet fjalë për një mënyrë të larguari nga një marrëdhënie pa e mbyllur vërtet atë. Siç shpjegon psikologia Morgan Anderson, dikush që bën “avoidant discard” distancohet emocionalisht dhe fizikisht nga një lidhje pa e ndërprerë në mënyrë të qartë. Kjo nënkupton gjithçka: nga mesazhet që bëhen gjithnjë e më të shkurtra, deri te shmangia e takimeve apo ftohja graduale e gjithë komunikimit.

Pse ndodh?

Ndryshe nga “zhdukja e ngadaltë”, e cila mund të ndodhë thjesht sepse dikush nuk ka guximin të thotë “nuk më pëlqen më”, “avoidant discard” lidhet me stilin e lidhjes së personit. Njerëzit me këtë stil të lidhjes kanë frikë nga intimiteti emocional dhe pavarësia e tyre u duket më e rëndësishme sesa thellimi i marrëdhënieve, ndaj instinktivisht krijojnë distancë. Dhe ironikisht, kjo distancë ndodh shpesh kur marrëdhënia është duke shkuar mirë!

Pra, nëse gjithçka po ecte si në përralla dhe papritur partneri yt u bë i ftohtë e i pashpjegueshëm, nuk është për shkak se bëre diçka gabim. Ndoshta ishte vetë fakti që marrëdhënia po bëhej më e fortë që e trembi atë.

Por, a është gjithmonë kjo arsyeja?

Sigurisht që jo. Shumë njerëz mund të të largojnë ngadalë nga jeta e tyre jo sepse kanë trauma fëmijërie apo një stil lidhjeje të caktuar, por thjesht sepse nuk dinë të komunikojnë. Ose më keq akoma-sepse nuk u intereson aq sa të të japin një shpjegim.

Dhe ky është lajmi i mirë! Sepse arsyeja pse dikush të trajtoi në këtë mënyrë nuk është më problemi yt. Nëse je duke përjetuar një “avoidant discard”, të uroj ta kalosh shpejt. Dhe herën tjetër që dikush të trajton si një opsion rezervë, mbase është më mirë të mos e presësh derisa të të largojë plotësisht. Largohu vetë!

Burime: Cosmopolitan

Artikuj të sugjeruar: