Marredhenie

Këto dy fjalë ulin menjëherë gjakrat gjatë një debati, sipas ekspertëve

Shkruar nga Anabel

28 Shkurt 2025

Këto dy fjalë ulin menjëherë gjakrat gjatë një

Të gjithë duhet ta pranojmë se debatet dhe zënkat e njëpasnjëshme e dobësojnë lidhjen. Sigurisht që këtu përjashtohen diskutimet e shëndosha, ku dialogohet, ka respekt nga bashkëbiseduesit dhe dëgjohen të gjitha mendimet për të gjetur një zgjidhje.

Mirëpo, mosmarrëveshjet që përfundojnë me debate të forta, me ofendime, të bërtitura e etiketime ndaj njëri-tjetrit, pa ndonjë rezultat thelbësor, janë ato që shkatërrojnë marrëdhëniet tona dhe gërryejnë themelet e një “aleance” të fortë.

"Shumë çifte pretendojnë se kanë vështirësi në komunikim, kur në realitet ata fillojnë një bisedë që përshkallëzohet nga dialog në debate të zjarrta," thotë eskperti i marrëdhënieve, Pat LaDouceur.

Është e vërtetë që shumica prej nesh kanë qenë në këtë pozicion, duke dëgjuar të fliste tjetri, por tashmë duke përgatitur përgjigjen tonë në mendje, që në thelb është një reagim negativ ndaj asaj që dëgjojmë, pasi si qenie mjaft egoiste duam të kemi gjithmonë të drejtë dhe shumicën e kohës e nisim mendimin tonë para se tjetri të përfundojë fjalinë.

Komunikimi fillon me dëgjimin

Kate Murphy, reportere e Neë York Times pohon se një frazë (të cilën ajo e testoi në marrëdhënien e saj) mund të zbusë një debat dhe në fund të shpëtojë martesën tuaj. Sipas asaj që shkruan në librin e saj, për të qenë në gjendje të zhvillojmë dialogë konstruktivë (jo vetëm në nivel personal) duhet së pari të bëhemi dëgjues të mirë.

“Ne duhet të 'vlerësojmë' dëgjimin. Le të mendojmë se çfarë mund të fitojmë nga ajo që dëgjojmë. Çfarë pyetjesh duhet të bëjmë për të kuptuar më mirë se çfarë po ndodh? Ka të bëjë më shumë me të menduarit aktiv sesa thjesht të dëgjuarit."

Së bashku me arsyetimin e mësipërm, një frazë me dy fjalë mund të lehtësojë tensionin dhe të çojë në një zgjidhje për çështjet tuaja.

Nuk është tjetër veçse: "Të dëgjoj". Psikologia pranoi se kur gjatë një debati bashkëshorti i saj, në vend që të hakërrehej, i tha këtë frazë, ajo mbeti duke e parë e habitur. 

“Menjëherë u ndjeva më e qetë. E kuptova që kjo që po thoja kishte njëfarë ndikimi dhe biseda jonë mund të mos kishte përfunduar me kaq, por kuptova që burri im nuk është 'armik'. Ne jemi në këtë së bashku dhe përpiqemi për një qëllim të përbashkët, marrëdhënien tonë”.

Pse funksionon kjo frazë

"Të dëgjoj" na kthen te bazat e komunikimit - aftësitë e të dëgjuarit. Për psikologun, të dëgjosh do të thotë të mësosh. 

“Debati i mësipërm me bashkëshortin mund të kishte përfunduar krejtësisht ndryshe. Në vend që të thoshte se po e dëgjon, ai mund të ndërpriste dhe të jepte mendimin e tij pa dëgjuar atë që ajo tha. Si do të përfundonin? Duke debatuar me shumë nerva dhe një problem të pazgjidhur”.

Në thelb, kjo është një kujtesë e mirë: përpara se të flisni, duhet të dëgjoni, pavarësisht nëse jeni duke folur me partnerin, mamin ose mikun tuaj.

 Artikuj të sugjeruar: