Parfume

Brenda eventit më cool: Si u marrosa pas një parfumi

Shkruar nga Anabel

28 Shkurt 2025

Brenda eventit më cool: Si u marrosa pas një parfumi

Ka disa momente kur një aromë të tërheq vëmendjen. Jo thjesht sepse është e këndshme, por sepse “të flet”. Të kujton diçka, dikë ose të përcjell një ndjesi që nuk e përshkruan dot me fjalë. Unë gjithmonë kam besuar se parfumet nuk janë thjesht për të mbajtur aromë të mirë, por për të treguar një histori. Dhe në eventin e fundit të Lush te Toptani Shopping Center kjo u bë më e qartë se kurrë.

Brenda eventit më cool: Si u marrosa pas një parfumi

Brenda eventit më cool: Si u marrosa pas një parfumi

Brenda eventit më cool: Si u marrosa pas një parfumi

Ishte një mbrëmje ndryshe. Nuk ishte një prezantim klasik parfumesh, me rafte dhe fjalime të mërzitshme, por ishte një lojë shqisash. Që sa hyje në dyqanin e Lush, ajri mbante një aromë hipnotizuese: vanilje e ngrohtë, trëndafil delikat, një prekje myshku që të mbështillte dhe notat e argumeve që të kujtonin se po troket pranvera.

Brenda eventit më cool: Si u marrosa pas një parfumi

Nuk isha e sigurt nëse isha në një event apo në një udhëtim mes kujtimesh që ende nuk i kisha jetuar. Por ajo që më tërhoqi më shumë ishte mënyra se si u prezantuan aromat.

Brenda eventit më cool: Si u marrosa pas një parfumi

Një koktej që shijonte si parfumi yt i preferuar? Po! Baristët e barit “Mimoza n’qoshe” krijonin koktejin në varësi të aromës që zgjidhje - një kombinim i ndjesive, ku për herë të parë e ndieje një parfum jo vetëm me hundë, por edhe me shije.

Brenda eventit më cool: Si u marrosa pas një parfumi

Më pas erdhi surpriza tjetër, e preferuara ime: parfumet e ngrira në kuba akulli. Të përcillnin atë ndjesinë që dimri po largohet dhe diçka e re po merr jetë.

Brenda eventit më cool: Si u marrosa pas një parfumi

Në një tjetër cep të dyqanit të Lush, ndodhej një tavolinë e mbushur me përbërësit e parfumeve, që kanë si bazë vajrat natyralë esencialë: trëndafil i freskët, piper i zi, hurma arabe, vanilje etj. I shihja dhe më dukej sikur isha në një laborator sekret. Lush nuk fsheh asgjë nga ajo që krijon. Çdo përbërës është aty, i pastër, organik, i zgjedhur për të krijuar një aromë që nuk imiton askënd tjetër.

Brenda eventit më cool: Si u marrosa pas një parfumi

Po mendoja: “Nëse një parfum do të mund të më përfaqësonte plotësisht, cili do të ishte?" Dhe ky është thelbi i asaj që Lush bën. Nuk krijon thjesht parfume, por histori aromash për ata që duan të ndihen unikë. Këto aroma nuk janë për të gjithë dhe kjo i bën të veçanta. Janë për njerëz si unë që nuk zgjedhin parfumin më trend, por atë që më përfaqëson më mirë.

Brenda eventit më cool: Si u marrosa pas një parfumi

Brenda eventit më cool: Si u marrosa pas një parfumi

Tani po të pyes ty: A ke gjetur ndonjëherë një aromë që të përshkruan më mirë se fjalët? Nëse jo, ndoshta është koha ta kërkosh te Lush. Shko. Provo. Do ta gjesh me siguri diçka që është shumë “TI”.

P.S. Unë u dashurova me një parfum, por s’po e them emrin se dua ta mbaj vetëm për vete…edhe për pak. :)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Anabel Entertainment (@anabel.entertainment)