Celebrity

S’vlen më batuta e ‘skuadrës së futbollit’: Elon Musk, baba për herë të 14-të!

Shkruar nga Anabel

1 Mars 2025

S’vlen më batuta e ‘skuadrës së futbollit’:

Në moshën 53-vjeçare, Elon Musk ka mirëpritur fëmijën e tij të 14-të, të katërtin me Shivon Zilis.

Përmes ‘X’, Zilis bëri njoftimin duke shkruar se janë bërë prindër të një djali të dytë, Seldon Lycurgus.

S’vlen më batuta e ‘skuadrës së futbollit’:

Postimi i saj, me dozën e vet të çuditshme dhe pa përcaktuar kohën kur djali i tyre kishte lindur, thoshte:

"Diskutuam me Elon dhe, në afrimin e ditëlindjes së Arcadia-s [vajzës së tyre] së bukur, menduam se ishte më mirë të ndajmë edhe [lajmin për lindjen e djalit] djalin tonë të mrekullueshëm dhe të jashtëzakonshëm Seldon Lycurgus. Ndërtuar si një fuqi shkatërruese, me një zemër të fortë prej ari. E dua kaq shumë."

Musk iu përgjigj postimit me një emoji zemre.

Në nëntor 2021, Zilis dhe themeluesi i Tesla-s - i cili është ngritur në statusin e këshilltarit të lartë të presidentit të Shteteve të Bashkuara, që kur Donald Trump mori detyrën për mandatin e tij të dytë - ndanë se kishin sjellë në jetë "fshehurazi" binjakët: një djalë të quajtur "Strider" dhe një vajzë të quajtur "Azure".

S’vlen më batuta e ‘skuadrës së futbollit’:
Elon, Shivon dhe fëmijët e tyre.

Sipas raporteve të lajmeve, binjakët lindën vetëm disa javë para se Musk dhe muzikantja Grimes të mirëprisnin vajzën e tyre 'Exa Dark Sider l' nëpërmjet një nëne surrogate.

Më 28 shkurt 2024, Zilis dhe Musk sollën në jetë fëmijën e tyre të tretë së bashku, një vajzë të cilën e quajtën 'Arcadia'.

Burimet konfirmojnë se Musk dhe Zilis janë vërtet të afërt dhe se ai e do shumë atë.

S’vlen më batuta e ‘skuadrës së futbollit’:
Elon dhe Grimes.

Ndërkohë, Grimes dhe Musk kanë tre fëmijë së bashku: djalin X A-12, vajzën Exa Dark Sider l dhe djalin Techno Mechanicus i njohur ndryshe si 'Tau'.

Më 15 shkurt 2025, partnerja aktuale e Musk njoftoi në X se ajo kishte lindur fëmijën e 13-të të Musk, një djalë të quajtur "RSC".

S’vlen më batuta e ‘skuadrës së futbollit’:
Elon dhe Justine.

Në vitin 2002, Musk u bë baba për herë të parë, kur ish-gruaja e tij Justine Wilson lindi djalin e tyre Nevada Alexander. Megjithatë, foshnja vdiq vetëm 10 javëshe. Çifti mirëpriti edhe pesë fëmijë të tjerë: binjakët Vivian dhe Griffin dhe trenjakët Saxon, Kai dhe Damian.