Ndonëse titulli i këtij artikulli është fatkeqësisht një realitet global, eksperimenti social që bënë kësaj radhe 'Aldi & Ema', në Andale Media, nxorri disa gjëra shumë të bukura në pah për djemtë dhe burrat shqiptarë!
Ema, do të luante rolin e një vajze të re dhe të trembur që po përndiqej nga ish-i fejuari i saj. Pasi të gjente djem rastësorë në rrugë për t’u kërkuar ndihmë, dy të rinjtë do të nisnin lojën e roleve që të themi të drejtën, dukej shumë e besueshme sikur të mos e dinim skenarin që qëndronte mbrapa.
Pa dashur të zbulojmë reagimet e njerëzve, po ju paralajmërojmë se do t’i shihni të gjitha. Disa ishin të gatshëm të mbronin me ngulm Emën nga ‘përndjekësi’, duke propozuar për të telefonuar dhe policinë për këtë të panjohur. Disa të tjerë, me të drejtë në fakt, stepeshin duke mos ditur cilin version të historisë të besonin dhe duke uruar me vete që të shpëtonin një herë e më parë nga situata ku ishin futur.
Ajo që s’ka të shpërblyer në fund të çdo rrengu nga ‘Aldi & Ema’, është fytyra e çliruar e njerëzve kur u thonë: “Është kamera e fshehtë!!”
Episodin e plotë të sotëm që ju sugjerojmë të mos e humbisni, e gjeni më poshtë: