Sex

Sekreti i seksit të shkëlqyer varet nga kjo pyetje

Shkruar nga Anabel

1 Mars 2025

Sekreti i seksit të shkëlqyer varet nga kjo pyetje

Dëshironi të bëni seks të mrekullueshëm? Për profesorin e njohur të hulumtimit të seksualitetit njerëzor Dr. William Yarber, nuk ka ndonjë sekret të madh. Një bisedë e sinqertë me partnerin është gjithçka që duhet.

"Kërkoni dhe ndani me partnerin tuaj romantik një përzierje të këtyre fjalëve magjike: "Si të pëlqen të prekesh?" dhe “Kështu më pëlqen të më prekin”, kjo është zgjidhja për të shijuar seksin”, tha ai për CNN.

"Thelbi i seksualitetit është të japësh dhe të marrësh prekje të këndshme," tha Yarber. Ai argumenton se ata që duan të kënaqin seksualisht si veten ashtu edhe partnerin e tyre –kush nuk e dëshiron këtë? – duhet ta bëjnë këtë pyetje, pa hezitim.

Çfarë e bën seksin të mirë, sipas hulumtimeve

Studiuesit nga Universiteti Shtetëror i Misurit zhvilluan intervista me 78 pjesëmarrës seksualisht aktivë të moshave, prejardhjeve dhe orientimeve të ndryshme seksuale për të përcaktuar se çfarë e bën të mirë një përvojë seksuale.

Studimi zbuloi se shumica e njerëzve pajtohen se orgazma, lidhja emocionale dhe kimia janë të gjitha të rëndësishme. Shumica e pjesëmarrësve deklaruan se orgazma është një element kyç i përvojave të tyre seksuale. Disa u përqendruan në orgazmat e tyre, ndërsa të tjerë i konsideronin orgazmat e ndërsjella një element kyç. Disa gra madje kërkonin orgazma të shumta për ta konsideruar seksin "të jashtëzkonshëm". Megjithatë, 20 pjesëmarrës i përshkruan orgazmat si të panevojshme.

Edhe pse më e vështirë për t'u përcaktuar, lidhja emocionale ishte faktori i dytë më i rëndësishëm për seksin e shkëlqyer. Shumë pjesëmarrës ishin të kujdesshëm për të sqaruar se një lidhje emocionale mund të ekzistojë pa dashuri romantike, por tetë pjesëmarrës në mënyrë specifike barazuan elementin emocional me dashurinë.

Në të kundërt, 16 pjesëmarrës nuk kërkonin lidhje emocionale për seks të shkëlqyer.

Një faktor tjetër i rëndësishëm për "seksin e mirë" është kimia. Edhe pse është diçka e pakapshme dhe teorike, pjesëmarrësit ranë dakord se kënaqësia në shtrat kërkon një përgjigje emocionale dhe fizike që "ose ekziston ose nuk ekziston".

Ndërsa kishte disa tema dhe diskutime të përbashkëta, në përgjithësi studimi zbuloi se elementët që kontribuojnë në një përvojë seksuale të kënaqshme ndryshojnë shumë, pasi "seksi i mirë" është i vështirë për t'u përcaktuar.

Burimi: Marie Claire