Relationships

4 shenja që lidhja jote s’po shkon askund (dhe po e humb kohën kot)

4 shenja që lidhja jote s’po shkon askund (dhe po e humb kohën

Nuk ka lidhje perfekte - të gjithë çiftet kanë uljet dhe ngritjet e tyre. Por kur momentet e këqija peshojnë më shumë se ato të bukura, ndoshta është koha të mendosh seriozisht: A ja vlen më?

1. Lidhja jote është më shumë negative sesa pozitive

Një ditë grindje, një javë ftohtësi, një muaj pa intimitet dhe papritur, lidhja jote ndihet si një punë me orar të plotë pa asnjë shpërblim emocional. Nëse ndihesh më shumë i/e stresuar sesa i/e lumtur, ka diçka që nuk shkon.

Çfarë të bësh: Pyet veten nëse momentet e bukura që kaloni bashkë janë ende të mjaftueshme për ta mbajtur lidhjen gjallë. Nëse e vetmja arsye që je ende aty është rutina apo frika e vetmisë, ndoshta duhet të rimendosh situatën.

2. Nuk ndihesh i/e plotësuar dhe i/e lumtur

Lidhja duhet të të bëjë të ndihesh më mirë, jo të të konsumojë. Nëse ndihesh sikur partneri po mundohet të të ndryshojë, ose ti po e ndryshon atë, kemi një problem. Kur debatoni gjithmonë për të njëjtat gjëra pa gjetur një zgjidhje, është një shenjë se lidhja ka ngecur.

Çfarë të bësh: Pyet veten: “Jam ende këtu sepse e dua këtë person, apo thjesht nga frika se do mbetem vetëm?” Nëse përgjigjja është e dyta, atëherë ndoshta është koha të ndërtosh lumturinë tënde jashtë kësaj lidhjeje.

3. Po të soset durimi për gjithçka

Nëse çdo veprim i partnerit po të irriton - që nga mënyra si qesh, si ha, si lë çorapet nëpër shtëpi - ka diçka më të thellë që po të shqetëson. Kur lidhja s’është më e fortë, edhe gjërat më të vogla mund të bëhen të padurueshme.

Çfarë të bësh: Analizo veten: Po të bezdisin thjesht zakonet e partnerit apo ndjenja jote për të ka ndryshuar? Nëse çdo detaj të acaron, ndoshta problemi nuk është tek ai/ajo, por tek fakti që ti nuk je më i/e lumtur në këtë lidhje.

4. Ke një ndjesi të çuditshme që diçka nuk shkon

Nëse diçka të thotë që lidhja jote s’po shkon askund, mos e injoro atë ndjesi. Nuk ke nevojë për një arsye të madhe - thjesht fakti që ndihesh i/e bllokuar dhe pa entuziazëm për të ardhmen bashkë është një shenjë e fortë.

Çfarë të bësh: Beso instinktin tënd. Nëse diçka nuk shkon, ka shumë mundësi që të jetë e vërtetë. Foli dikujt të besuar, shkruaji mendimet e tua ose merr pak hapësirë për të reflektuar. Pranimi i së vërtetës është pjesa më e vështirë, por të ndihmon të marrësh drejtimin e duhur.

Kur është koha për të lënë diçka pas?

Të pranosh se një lidhje ka mbaruar nuk është e lehtë. Por të qëndrosh aty thjesht nga zakoni ose frika e ndryshimit mund të të kushtojë vite të çmuara lumturie.

Pyet veten: Kjo lidhje po më bën më të mirë apo më po më rraskapit? Nëse është e dyta, mos u mjafto me diçka që nuk të përmbush. Lidhja e duhur duhet të të japë energji, jo të të konsumojë.


Burime: Psychology Today

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

4 signs your relationship is going nowhere (and you're wasting your time)

4 shenja që lidhja jote s’po shkon askund (dhe po e humb kohën

There is no perfect relationship - all couples have their ups and downs. But when the bad moments outweigh the good ones, maybe it's time to think seriously: Is it worth it anymore?

1. Your relationship is more negative than positive.

One day of fighting, one week of coldness, one month of no intimacy, and suddenly, your relationship feels like a full-time job with no emotional reward. If you feel more stressed than happy, something is wrong.

What to do: Ask yourself if the good times you spend together are still enough to keep the relationship alive. If the only reason you're still there is routine or fear of loneliness, maybe you should rethink the situation.

2. You don't feel fulfilled and happy.

A relationship should make you feel better, not consume you. If you feel like your partner is trying to change you, or you are changing them, we have a problem. When you always argue about the same things without finding a solution, it's a sign that the relationship is stuck.

What to do: Ask yourself: "Am I still here because I love this person, or am I just afraid of being alone?" If the answer is the latter, then maybe it's time to build your happiness outside of this relationship.

3. If you run out of patience for everything

If your partner's every move is irritating you—from the way they laugh, to the way they eat, to the way they leave their socks around the house—there's something deeper going on. When your relationship is weak, even the smallest things can become unbearable.

What to do: Analyze yourself: Are you simply annoyed by your partner's habits or have your feelings for them changed? If every detail irritates you, maybe the problem isn't with him/her, but with the fact that you're no longer happy in this relationship.

4. You have a strange feeling that something is wrong.

If something tells you that your relationship is going nowhere, don't ignore that feeling. You don't need a big reason - just the fact that you feel stuck and unenthusiastic about your future together is a strong sign.

What to do: Trust your instincts. If something doesn't feel right, it's probably true. Talk to someone you trust, write down your thoughts, or take some time to reflect. Accepting the truth is the hardest part, but it helps you get on the right track.

When is it time to leave something behind?

Accepting that a relationship is over isn't easy. But staying there simply out of habit or fear of change can cost you precious years of happiness.

Ask yourself: Is this relationship making me better or draining me? If it's the latter, don't settle for something that doesn't fulfill you. The right relationship should energize you, not drain you.


Sources: Psychology Today