Sex

KODI I KUQ: Shqiptarët ndajnë gjërat më të çmendura që kanë bërë për të kryer marrëdhënie

Shkruar nga Anabel

2 Mars 2025

KODI I KUQ: Shqiptarët ndajnë gjërat më të

Kur dëshira të merr përpara, nuk ka vend pune, avion, makinë apo situatë që të ndal. Ja disa nga historitë më të çmendura që njerëzit kanë ndarë në rubrikën “Kodi i Kuq” në Anabel për të pasur marrëdhënie, që vërtetojnë se kur ka dëshirë, ka edhe mënyrë!

#1 Tre ditë rresht, vetëm për këtë punë

“Kam qëndruar për tre ditë në shtëpi, vetëm duke bërë seks. Aq sa rrezikova të më pushonin nga puna.”

#2 Strategjia “shoqja më e mirë”

“Isha e fiksuar pas dikujt që kishte të dashur. U bëra shoqe me të, vetëm që të shkoja në shtëpinë e tyre.”

#3 Në tualetin e punës

“Ishim në orar pune, në banjë dhe ai ishte kopja e Kivanç Tatl?tu?. Do e bëja prapë, po të mos na kishin transferuar.”

#4 Në mes të bulevardit, mesditë, në makinë me xhama të zinj

“Makina ishte e parkuar në një nga rrugët më të frekuentuara të Tiranës. Adrenalina e momentit? E papërshkrueshme.”

#5 Takimi për “t’i dhënë fund” që përfundoi ndryshe

“Ishte një ish që duhej ta lija pas, ndaj u takuam vetëm për të folur. Folem aq shumë, sa nuk lamë asgjë pa bërë. Sërish, jo një ish që ia vlente.”

#6 Një fluturim vetëm për një fundjavë pasioni

“Isha në Angli, por stresi më kishte rënduar. Hipja në avion dhe për katër ditë rresht, ai djalë më bëri të harroja çdo gjë.”

#7 Një aventurë me pamje nga lindja e diellit

“Donim ta bënim në makinë, duke parë lindjen e diellit nga Llogaraja. Për pak sa nuk bëmë aksident në kthesat e maleve.”

#8 Një vend “i bekuar” që solli vetëm ters

“Ndodhi rrugës për tek Kisha e Laçit, por që nga ajo ditë, nuk më ka ecur më fare në këtë drejtim.”

#9 Operacioni “largimi i mamasë”

“Kisha mamin në shtëpi dhe mezi ia mbusha mendjen të largohej, vetëm që ai të vinte tek unë.”

#10 Kur një treshe u sugjerua në momentin më të papritur

“Ishim duke bërë seks me burrin, me shokun e tij në shtëpi. Ishte aq eksituese dhe në siklet në të njëjtën kohë, sa i thash: ‘Na e thirr dhe atë…’”

#11 Në mes të pyllit, mes njerëzve, por “në cep”

“Ishim në rrugë dhe nuk duronim dot më. Shtëpia ishte larg, ndaj u futëm në një pyll. Kishte njerëz përreth, por u fshehëm sa mundëm. Ishallah s’na ka parë kush!”

Pasioni i momentit shpesh sjell histori për t’u kujtuar… ose për t’u penduar. Ju keni bërë ndonjë gjë më ekstreme se kaq?

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.