Out and About

Kjo fundjavë na mblodhi të gjithëve tek Toptani, por pse?

Shkruar nga Anabel

3 Mars 2025

Kjo fundjavë na mblodhi të gjithëve tek Toptani, por pse?

Toptani u rrit dhe bëri 8 vjeç! Na ftoi të gjithëve në një super event në zemër të Tiranës dhe na dhuroi emocione të paharrueshme në 2 ditë festë, muzikë të mirë, kokteje dhe plot aktivitete për fëmijë e të rritur.

Kjo fundjavë na mblodhi të gjithëve tek Toptani, por pse?


Në fakt, Toptani është një ndër qendrat më të zëshme në kryeqytet, pasi prej 8 vitesh, ka ofruar markat më të njohura, si dhe përvoja dhe emocione fantastike për të gjithë. Toptani ka gjithçka, që nga baret, supermarketet, dyqanet për kujdesin e lëkurës, për veshjet që i përshtaten çdo buxheti, si dhe një zonë kushtuar ushqimit. Është destinacioni ynë i preferuar për të bërë shopping dhe për t’u dukur yll falë larmisë së dyqaneve, koleksioneve të reja dhe ofertave të shumta. Madje, gjen çfarë të duhet edhe për shtëpinë, se tani që vjen pranvera, duhet rifreskuar pak ambienti ku kalon më shumë kohë.

Kjo fundjavë na mblodhi të gjithëve tek Toptani, por pse?
 
Por, le të flasim pak për ditëlindjen e Toptanit!
 
Ne e morëm vesh që Toptani do festonte ditëlindjen, pasi u informuam tek toptani.com.al dhe u kënaqëm aq shumë sa nuk e ndjemë fare kohën dhe më tej, u mërzitëm që përfundoi. Eventi u nda në 2 ditë, për të qenë më gjithëpërfshirës dhe për të falur më shumë momente të bukura dhe kujtime.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Anabel Entertainment (@anabel.entertainment)


Dita e parë iu dedikua më së shumti vogëlushëve, të cilët u argëtuan me aktivitete të shumta, pasi shprehën kreativitetin e tyre, bënë face painting, qeshën, kërcyen dhe bënë miq të rinj. Sigurisht, pa harruar edhe prindërit, të cilët u shpërblyen me kupona dhuratë në dyqane të ndryshme në Toptan.

Kjo fundjavë na mblodhi të gjithëve tek Toptani, por pse?

Kjo fundjavë na mblodhi të gjithëve tek Toptani, por pse?

E diela e mbushi qendrën tregtare me super muzikë, performanca live, kokteje plot shije, si dhe të ftuar specialë. Disa prej influencuesve tuaj të preferuar ishin pikërisht duke festuar 8-vjetorin e Toptanit, për të mos humbur ditëlindjen dhe festën në zemër të Tiranës.

Kjo fundjavë na mblodhi të gjithëve tek Toptani, por pse?
 
Pra, kjo fundjavë ishte thjesht nam dhe po, nëse e ke humbur, na vjen keq për ty! Ne të tjerët që ishim prezentë u argëtuam dhe i uruam me gjithë zemër edhe 100 Toptanit!