Celebrity

Mikey Madison: Kush është 25-vjeçarja që fitoi Oscar si "Aktorja më e Mirë"

Shkruar nga Anabel

3 Mars 2025

Mikey Madison: Kush është 25-vjeçarja që fitoi Oscar si

Mikey Madison është zbulimi më i ri i Hollywood. Me interpretimin në filmin "Anora", ajo jo vetëm që arriti të mahniste audiencën dhe kritikët, por fitoi edhe Oscar në kategorinë për "Aktoren më të mirë". Edhe pse vetëm 25 vjeç, tashmë ka krijuar një karrierë mbresëlënëse dhe para duket se e pret një e ardhme e ndritur në kinema.

Mikey Madison: Kush është 25-vjeçarja që fitoi Oscar si

Ajo ka lindur më 25 mars 1999, në Los Angeles dhe është rritur në një familje hebreje me prindër psikologë. Gjithashtu, ka katër vëllezër e motra. Përpara se t'i futej aktrimit, ishte e apasionuar pas kalërimit.

Karriera e saj filloi në vitin 2017 me filmin "Liza, Liza, skies are grey", dhe më vonë fitoi popullaritet përmes një seriali televiziv. Po ashtu, Madison mori edhe më shumë famë me një rol dytësor në filmin e Quentin Tarantinos "Once Upon a Time in Hollywood", ndërsa "Scream 5" ishte suksesi i parë i madh kinematografik.

Por në vitin 2024, erdhi momenti që ndryshoi karrierën e aktores. Madison u zgjodh për rolin kryesor në filmin "Anora", nën drejtimin regjisorial të Sean Baker.

Mikey Madison: Kush është 25-vjeçarja që fitoi Oscar si

Transformimi për “Anora”

Në filmin "Anora", Madison luan rolin e Anit, një punonjëse seksi që martohet me djalin e një oligarku rus, por shpejt e gjen veten në konflikt me familjen e tij. Kur Ani takon Vanya, historia shndërrohet në një vorbull pasioni, mashtrimi dhe pushteti.

Mikey Madison: Kush është 25-vjeçarja që fitoi Oscar si

Madison sjell në jetë një personazh që gjen balancën mes naivitetit dhe vendosmërisë, romancës dhe mbijetesës. Roli kërkonte qëndrueshmëri fizike dhe emocionale, por edhe një kuptim të thellë të personazhit. 

Për t'u përgatitur, aktorja mësoi rusisht dhe ndoqi trajnime për kërcim. Babai i saj madje vendosi një shtyllë në shtëpinë e tyre që ajo të mund të praktikohej.

Fitimi i Oscar

Madison mësoi për nominimin e saj për Oscar kur ishte në New York.

“Po flisja në telefon me mamin, babin dhe vëllain tim binjak. U ndjeva absolutisht mirënjohëse," tha ajo për Variety. 

Kur dëgjoi t'i thuhej emri në ceremoninë e Oscars 2025, aktorja shpërtheu në lot. Në fjalimin e saj falënderoi familjen dhe iu referua rëndësisë së rolit të Anit. 

"Të jem këtu sot është e pabesueshme," tha ajo.

Jeta personale

Pavarësisht famës së shpejtë, Madison preferon një jetë të qetë në përditshmëri. Ajo jeton në Los Angeles dhe kalon kohë me kafshët shtëpiake, macen, Biscuit, dhe qenin, Jam. 

Në kohën e lirë i pëlqen gatimi.

"Më pëlqen të gatuaj për veten, por edhe të gatuaj për të tjerët. Më relakson, është vendi im i lumtur," ka treguar ajo duke folur për Elle.

Përveç kësaj, ka një pasion për modën dhe veshjet vintage. 

“Kur isha më e re, eksperimentoja me stilin tim. Para disa vitesh isha e fiksuar pas fustaneve viktoriane, të cilat i shoqëroja me çizme. Nuk i vesh aq shpesh tani, por nuk mund t’i ndahem," tha ajo për Vogue.

Mikey Madison: Kush është 25-vjeçarja që fitoi Oscar si

Artikuj të sugjeruar: