Platforma Cinesquare vazhdon të sjellë filmat më të mirë evropianë për fëmijë për audiencën e moshës së re! Më shumë se 25 filma të përzgjedhur me kujdes për fëmijë nga 6 deri në 12 vjeç janë tashmë të disponueshëm për t'u parë në Shqipëri përmes katalogut Kidsquare – edhe atë me një çmim promocional prej vetëm 1 euro!
Katalogu përfshin filmat më të mirë evropianë për fëmijë, duke përfshirë: Ninxha me Kuadrate, The Ogglies: Mirë se vini në Smelliville, Lucy është tani një gangster, Djaloshi Vinuetu dhe Buallët e humbur, Ninxha me Kuadrate 2 dhe shumë të tjerë.
Kidsquare pasuron ofertën e filmit duke shtuar elemente të lojërave (gamifikim), duke u ofruar fëmijëve një përvojë interaktive përmes lojërave dhe kuizeve që lidhen me filmat, ku përdoruesit mbledhin pikë që mund t'i përdorin për argëtim shtesë.
“Qëllimi ynë është të sjellim përmbajtje me cilësi të lartë evropiane për fëmijë te një audiencë më e gjerë, në një mënyrë të aksesueshme dhe inovative. Me Kidsquare, po krijojmë një përvojë unike që ndërthur filmin, edukimin dhe argëtimin, dhe çmimi prej vetëm 1 euro mundëson që sa më shumë fëmijë të kënaqen me këto përmbajtje krijuese”, thotë Kataway.
Filmat nga Kidsquare ofrohen përmes platformës Cinesquare në Shqipëri, si pjesë e një projekti të koordinuar nga Kataway në partneritet me Nowe Horyzonty (Poloni) dhe Nexo Digital (Itali), të bashkëfinancuar nga programi Creative Europe – MEDIA.