Reperi Unikkatil ka bërë një dedikim prekës për vëllain e tij, Mentor Palokaj, i cili u gjet i pajetë mbrëmjen e së dielës (2 mars) në Prishtinë. Përmes një postimi emocional, ai shprehu dhimbjen e madhe për humbjen e vëllait, duke e përshkruar atë si një mik dhe mbështetje të pazëvendësueshme në jetën e tij.
“Një dhe i vetmi. Ty që ke qenë gjithmonë aty për mua. Ty që të kisha jo vetëm vëlla, por edhe shokun më të mirë. Ti më doje më shumë se veten dhe unë ty njësoj. Gjithmonë i buzëqeshur, pozitiv dhe sypatrembur. Trimi im! Edhe në momentet e fundit ke thënë të mos më tregonin mua sepse kishe frikë se do pësoja aksident duke u nxituar për të ardhur tek ti. Përjetove gjëra që disa nuk do mund t’i përjetonin as për qindra jetë, vetëm në ëndrra. Zemra ime u thye në miliarda copa,” shkroi ai.
View this post on Instagram
Ndërkohë, familjarët kanë njoftuar se lamtumira e fundit për Mentor Palokajn do të jepet të enjten (6 mars 2025) nga ora 09:00 në restorantin “Fenix” në Klinë, ndërsa varrimi do të kryhet po atë ditë.