Celebrity

“Derr i pasjellshëm”: Alec Baldwin flet për raportin me vajzën e tij

Shkruar nga Anabel

5 Mars 2025

“Derr i pasjellshëm”: Alec Baldwin flet për raportin me

Seriali i ri, "The Baldwins", tregon jetën kaotike të aktorit Alec Baldwin, gruas së tij, Hilaria Baldwin dhe shtatë fëmijëve të tyre të vegjël. Por, Alec ka gjithashtu një vajzë të rritur, Ireland, nga martesa e tij e mëparshme me aktoren Kim Basinger.

Në serinë e dytë, ai theksoi se vajza e tij e madhe kalon shumë kohë me vëllezërit dhe motrat, ndërsa foli edhe për marrëdhënien e tyre të dikurshme.

"Marrëdhënia me vajzën e madhe u ndikua negativisht nga divorci me nënën e saj " tha ai.

Procedura e divorcit mes dy aktorëve zgjati shtatë vjet.

“Një nga gjërat më të trishtueshme në lidhje me gjithë divorcin ishte se si ajo ndikoi tek Ireland”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ireland (@irelandirelandireland)

Në vitin 2007, një mesazh zanor u bë publik, ku Alec dëgjohej tekse e quante vajzën e tij, asokohe 11-vjeçare, një "derr të vogël të pasjellshëm dhe të pavëmendshëm", duke shkaktuar një reagim të madh.

Në vitet që pasuan, Ireland ka theksuar se e ka hedhur pas atë moment dhe ka një marrëdhënie të mirë me babanë e saj.

“U desh shumë kohë dhe shumë terapi. Ne të dy gjendeshim në momente vërtet të errëta në jetën tonë. Por unë e dua, e respektoj më shumë se kushdo tjetër... ne e duam njëri-tjetrin," tha ajo.

Ireland ka krijuar familjen e saj. Në maj 2023, ajo dhe partneri, André Allen Anjos, u bënë prindër të një vajze të quajtur Holland. Holland është pothuajse në të njëjtën moshë me fëmijët më të vegjël të Alec dhe Hilaria-s.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ireland (@irelandirelandireland)

Artikuj të sugjeruar: