Celebrity

Kukulla gjigante e Kim Kardashian vendoset në Times Square dhe njerëzit janë të shqetësuar

Shkruar nga Anabel

5 Mars 2025

Kukulla gjigante e Kim Kardashian vendoset në Times Square dhe

Kim Kardashian di si ta vjedhë vëmendjen e po njësoj edhe marka e saj e veshjeve. Skims instaloi një kukull 18 metra me pamjen e Kim Kardashian në Times Square, në qytetin e New York, për të promovuar koleksionin e saj të fundit të rrobave të banjës.

Kukulla është një imitim i pamjes së Kim Kardashian, ndërsa është veshur me pjesë nga koleksioni i ardhshëm i rrobave të banjës: Skims Swim. Kukulla qëndron në një podium me logon e markës, duke e bërë të pamundur të mos dallohet nga kalimtarët.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by SKIMS (@skims)

Kjo fushatë marketingu ka ngjallur mjaft polemika si te kalimtarët e rastit edhe në rrjete sociale, ku komentet në faqen e Skims kanë qenë të shumta. Shumica e komentuesve kanë kritikuar këtë ide marketingu, duke thënë se është e pavend dhe shqetësuese.

“Një pyetje drejtuar kujtdo që ka dhënë leje që kukulla të vendoset këtu: E keni seriozisht?!”, tha për "The Sun" një kalimtare. Një tjetër tha se kukulla e Kim-it "duket e turpëruar që gjendet aty".

Një ndjekës në faqen në Instagram të markës e kritikoi këtë ide, duke e quajtur një "përfaqësim joreal të trupit femëror".

Megjithatë, Kim Kardashian duket se nuk është ndikuar, duke shpërndarë në Instagram pamje të kukullës.

Kukulla gjigante e Kim Kardashian vendoset në Times Square dhe

Artikuj të sugjeruar: