Na pëlqen të zgjedhim trurin e ekspertëve kur flasim për lumturinë. Sepse nëse ata e kanë arritur faktorin e pakapshëm të lumturisë deri në pleqëri, duhet të kenë bërë diçka siç duhet, apo jo?
12 ekspertë - sipërmarrës, mjekë, autorë, agjentë imobiliarë dhe më shumë – treguan se çfarë zakonesh duhet të kemi për të qëndruar të lumtur deri në të tetëdhjetat tona dhe më tej.
Nëse mund t'i zotëroni këto aftësi para gjumit, do të mbeteni të lumtur deri në të tetëdhjetat:
1. Vishni pizhamet!
Normal, çfarë të veshim tjetër mund të thoni, por ideja është të vishni pizhamet posaçërisht për gjumin dhe përpara gjumit. Fustanet e natës, bluzat e thjeshta të pambukut – që duhet t’i përdrni vetëm për gjumë – i dërgojnë trurit tuaj mesazhin se është koha për të pushuar.
2. Shtroni tavolinën për të nesërmen
Çdo natë shtroni tryezën për mëngjesin e së nesërmes. Nuk ka nevojë të jetë asgjë shumë e zbukuruar, vetëm mbulesa, pjata, peceta dhe gota. Fakti që e përgatisni veten për t’u ulur për mëngjes, vendos tonin e mbarëvajtjes së ditës suaj.
3. Përdorni masazhatorë për dhimbjet
Përdorini 10 minuta duke masazhuar këmbët, nyjet dhe shpinën përpara se të flini gjumë. Hulumtimet kanë treguar se ata zvogëlojnë me të vërtetë lodhjen dhe dhimbjen e muskujve, pavarësisht nëse jeni duke e bërë atë pas një stërvitjeje të vështirë ose pasi keni qëndruar ulur në zyrë gjatë gjithë ditës.
4. Hani diçka të vogël
Disa nëna të zgjuara u jepnin qumësht dhe një biskotë për t’i dërguar fëmijët e tyre në gjumin e ëndrrave më parë. Sot, ju mund të zgjidhni një version më të shëndetshëm: 30 minuta para gjumit, bashkoni proteinat me karbohidrate komplekse, produktet e qumështit, si djathi ose kosi bashkuar me grurin integral. Përmbajtja e tyre shndërrohet në hormonet që nxisin gjumë më të shpejtë dhe të qetë.
5. Ëndërroni me sy hapur
Gjatë ditës, ju jeni të zënë aq shumë me të tjera gjëra sa nuk shikoni panoramën e madhe të jetës suaj. Kështu që natën kur jeni vetëm dhe të relaksuar, lejojeni mendjen tuaj të endet. Kjo do të thotë të shkurtoni kohën përpara ekraneve, thjesht qëndroni në qetësinë tuaj sa të bini natyralisht në gjumë, sado e tmerrshme të tingëllojë si fillim.
6. Shikoni gjëra që ju bëjnë nostalgjikë
Hapni video nga YouTube-i të këngëve që ju sjellin kujtime të mira nëse duhet patjetër të konsumoni pak kohë para ekranit përpara se të flini gjumë. Kjo mënyrë ju ndihmon të rilidheni me miqtë, familjen dhe kujtimet e tyre nga e klauara; gjë që ju qetëson mendërisht dhe fizikisht dhe ju lë një ndjenjë pozitive dhe paqeje.
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Prevention