Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, G Bani ka shprehur mirënjohjen ndaj Gjestit pas largimit nga shtëpia. Përmes një InstaStory, ai thekson se Gjesti është i vetmi banor që e ka uruar nga të gjithë të tjerët, duke shtuar se ai ka mundur të njohë shpirtin e tij.
Nga ana tjetër, ai ka theksuar se babai i tij është jashtë rrezikut për jetën.
"Gjest, faleminderit vëlla! Baba është jashtë rrezikut.
Babi është jashtë rrezikut. I vetmi që më ka uruar nga të gjithë atje, i vetmi person që më ka parë në shpirt, në gjestet e mia", shkruan ai.
Më herët, G Bani deklaroi se gjithçka ka ndodhur në “BBVA”, do të mbetet aty dhe iu uroi jetë të mbarë të gjithë banorëve.
G Bani u largua spektaklin e së martës përfundimisht nga “BBVA”, pasi moderatori Ledion Lico i komunikoi se i ati ka pësuar ishemi celebrale dhe familjarët duan që ta kenë pranë në këtë moment të vështirë.
View this post on Instagram
Artikuj të sugjeruar: