Shendet i Pergjithshem

Ja sa kohë të duhet që të sëmuresh pasi ke qenë në kontakt me dikë me grip

Shkruar nga Anabel

6 Mars 2025

Ja sa kohë të duhet që të sëmuresh pasi ke qenë

Kjo periudhë e gripit ka qenë ndër më të rëndat e viteve të fundit dhe edhe pse rastet po bien nga kulmi, virusi vijon të qarkullojë. Ndryshimi i motit mund të krijojë përshtypjen se rreziku ka kaluar, por gripi mund të përhapet edhe gjatë pranverës. Nëse ke qenë në kontakt me dikë të sëmurë, mund të pyesësh veten pas sa kohësh do të shfaqen simptomat.

Sa shpejt shfaqen simptomat e gripit?

Në përgjithësi, pas ekspozimit ndaj virusit, gripi shfaqet brenda një deri në katër ditë, ku shumica e njerëzve ndihen keq rreth ditës së dytë ose të tretë. Periudha e inkubacionit ndryshon nga personi në person. Disa mund të sëmuren brenda 24 orëve, ndërsa të tjerë mund të kalojnë disa ditë pa shfaqur simptoma.

Si përhapet gripi?

Gripi kalon kryesisht përmes pikëzave të frymëmarrjes që çlirohen kur dikush kollitet apo teshtin. Kjo e bën shumë të lehtë përhapjen, veçanërisht në ambiente të mbyllura ose në kontakte të afërta.

Çfarë mund të bësh për të mbrojtur veten?

• Laj duart shpesh me ujë dhe sapun.
• Përdor maskë nëse ke simptoma ose ndodhesh pranë dikujt të sëmurë.
• Shmang kontaktin e ngushtë me persona të infektuar.
• Forco sistemin imunitar duke konsumuar ushqime të shëndetshme dhe duke pushuar mjaftueshëm.

Nëse dyshon se je prekur nga gripi, është mirë të qëndrosh në shtëpi dhe të shmangësh kontaktin me të tjerët për të mos përhapur infeksionin.

Burime: HuffPost

Artikuj të sugjeruar: