Si jetojmë

A është gabim t’i kërkosh një të ftuari të heqë këpucët?

Shkruar nga Anabel

9 Mars 2025

A është gabim t’i kërkosh një të ftuari të

Kush është i pasjellshmi në këtë situatë: pritësi që kërkon heqjen e këpucëve apo i ftuari që refuzon me përçmim? Kjo çështje ka ndezur një debat të zjarrtë në rrjetet sociale pas një artikulli të “The New York Times” mbi etikën e mikpritjes.

Në artikull, ekspertët e organizimit të festave e cilësuan të pasjellshme kërkesën për të hequr këpucët. Sipas tyre, një pritës i mirë duhet t’i lërë të ftuarit të ndihen rehat, pa vendosur rregulla të tilla. “Mikpritja është të lejosh të ftuarit të kënaqen, jo t’u thuash çfarë mund dhe çfarë nuk mund të bëjnë,” u shpreh një shefe kuzhine.

Por jo të gjithë e panë kështu. Përdorues të shumtë të rrjeteve sociale vunë në dukje se në kultura të ndryshme, si ato aziatike, është praktikë e zakonshme dhe e respektueshme të heqësh këpucët para se të hysh në një shtëpi. Për ta, problemi nuk është kërkesa, por refuzimi i saj.

Debati nuk është i ri. Disa vite më parë, një opinion i “The Wall Street Journal” që mbronte të drejtën për të mbajtur këpucët brenda shtëpive të të tjerëve shkaktoi reagime të ashpra. “Ja pse nuk do të jesh i ftuar më kurrë,” ironizoi dikush në rrjete sociale.

Nga njëra anë janë ata që mendojnë se shtëpia është territori i pritësit dhe rregullat i vendos ai. Nga ana tjetër, disa e shohin këtë si një kërkesë të tepruar dhe besojnë se një pritës i mirë duhet të jetë më i relaksuar me të ftuarit. Në fund të fundit, gjithçka varet nga kultura, pritshmëritë dhe ndoshta, edhe sa të pastra janë çorapet!

Si mendoni ju?

Poll