Vivian Jenna Wilson la të kuptohej se babai i saj, Elon Musk, ka përdorur IVF (procesi i fertilizimit in vitro) që përzgjedh seksin e fëmijës që do të lindë.
Shumë nga 14 fëmijët e miliarderit u ngjizën përmes IVF. Me ish-gruan e tij të parë, Justine Wilson, Musk lindi gjashtë fëmijë – pesë prej të cilëve u ngjizën përmes IVF. Të gjithë ata u caktuan meshkuj dhe lindën të tillë, megjithëse Vivian u vetëshpall grua transgjinore më vonë.
Elon ka gjithashtu tre fëmijë me ish-partneren Grimes. Njëra prej tyre është një vajzë e quajtur Exa Dark Siderael Musk, e cila ka lindur nëpërmjet një surrogate. “Unë po luftoja për Odysseus Musk,” tha Grimes në vitin 2022 duke nënkuptuar se kishte qenë zgjedhje e saj për të pasur një vajzë. “Një vajzë e quajtur Odysseus ishte ëndrra ime,” vazhdoi ajo.
Partnerja aktuale, Shivon Zilis, ka katër fëmijë me Musk. Binjakët e tyre, njëra prej të cilëve është një vajzë e quajtur Azure, u ngjiz përmes IVF. Nuk është e qartë se çfarë gjinie është fëmija i tyre i tretë, Arcadia. Ai gjithashtu ka një djalë me influencuesen Ashley St. Clair.
Pra, Musk ka tani dy vajza cisgjinore (të lindura femra) dhe një vajzë transgjinore nga katërmbëdhjetë fëmijë të konfirmuar në total. Vivian dhe Elon nuk kanë marrëdhënie të afërta me njëri-tjetrin, pasi e para e ka akuzuar babain e saj se ishte një prind i munguar, i cili nuk kishte pranuar faktin se “ajo kishte qenë ndryshe gjatë gjithë jetës së saj”.
Në Threads këtë fundjavë, Vivian shkroi, "Seksi im i caktuar që në lindje ishte një mall që u ble dhe pagua. Kështu që kur isha goxha femërore si fëmijë dhe më pas dola si transgjinore, po shkoja kundër produktit që u ble në fillim."

"Ajo pritshmëri e maskulinitetit ndaj së cilës më duhej të rebelohesha gjithë jetën ishte një shkëmbim monetar. Një SHKËMBIM MONETAR," vazhdoi ajo. "Si dreqin është e ligjshme kjo."
IVF-ja përzgjedhëse e seksit është jashtëzakonisht e diskutueshme. Është plotësisht e ndaluar në shumë vende jashtë SHBA-së.
Sipas mesazheve të supozuara mes Musk dhe St. Clair, mamasë së një prej fëmijëve të tij, ai i tha asaj: "E po, ne kemi një ushtri fëmijësh për të bërë," duke konsideruar që ai ka shprehur hapur dhe shqetësimet e tij për rënien drastike të lindjeve në botë.
Megjithatë, në kundërshtim me veten, nën pronësinë e Musk, përfitimet e punonjësve të tij në platformën X për shpenzimet e fertilitetit dhe birësimit u përgjysmuan në vitin 2022.
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: BuzzFeed